0
0
Read Time:24 Second
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe rënie gurësh në rrugën e Arbrit, duke bllokuar qarkullimin në disa segmente. Situata më e rënduar është pranë tunelit të Murrizit në zonën e Xibrit, ku masive dheu kanë bllokuar plotësisht rrugën.
Dhjetëra automjete janë bllokuar në të dyja anët, ndërsa drejtuesit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në bypassin e Murrizit, i cili paraqet rrezik për kalim. Pastrimi i rrugës është në proces nga autoritetet përkatëse.