Prezantohet në Dibër dokumentari “Kush është dibranët” nga Donika Mustafaj

0 0
Read Time:37 Second

Mes larmishmërisë së aktiviteteve në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Dibër, në ditën e parë, u shfaq për publikun dibran në pallatin e kulturës, dokumentari “Kush është ‘dibranët”?

Ky realizim i autores dibrane Donika Mustafaj është një vështrim i përgjithshëm mbi identitetin e dibranëve përmes aspekteve shoqërore, historike e kulturore të tyre.

Vetë znj.Mustafaj, në tërësi e konsideron dokumentarin si një himn që nxjerr në pah virtytet e dibranëve.

Mes shumë personaliteve, publikut e të ftuarve, morën pjesë në shfaqjen e dokumentarit për herë të parë në Dibër, kryetari i bashkisë z. Rahim Spahiu , zv.ministri i Brendshëm z. Besfort Lamallari, zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Almira Zebi Xhembulla, si dhe deputeti i qarkut z. Lavdrim Krrashi .

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %