Presidenti i Kosovës vlerëson Arif Vladin dhe Përparim Tomçinin

0 0
Read Time:36 Second

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,, ka dekoruar tre këngëtarë të muzikës popullore.

Fjala është për Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin, të cilët kanë kontribuar ndër vitesh me muzikën e tyre.

Kjo u bë e ditur nga vet presidenti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, shkruan Thaçi në postimin e tij.

Presidenti po ashtu ka dekoruar edhe disa artistë të tjerë për kontributin që kanë dhënë në fusha të ndryshme të artit. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %