Premtim Tufa, fermeri i ambicioz i frutikulturës dibrane.

5 0
Read Time:2 Minute, 49 Second

Nga: Samet Zagradi

Dibra është një nga vendet që njihet për njerëzit punëtor dhe që me mundin e djersën e tyre mbajnë familjet e tyre. Sot do të flasim për një nga këto njerëz punëtorë dhe profesionist të frutikulturës dibrane.

 Premtim Tufa është një agronom dhe fermer i suksesshëm nga fshati Sohodoll i  Njësisë Administrative Kastriot né qytetin e Peshkopisë. Ai ka ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tij mbi përkushtimin, sakrificën dhe punën e ndershme e cila e bën atë të ecë krenar duke edukuar me kulturën e punës fëmijët e tij.

I lindur më 29 gusht 1974, Premtimi është një njeri plot ambicie, i cili ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen e tij dhe të familjes duke ju kushtuar vemendje punës në pemtoret e tij. 

Pas një periudhe të vështirë emigracioni në Greqi në vitet 1990, Premtimi u kthye në vendlindje dhe në vitin 2003 filloi të ndërtojë fermën e tij të parë. Ai vendosi që tokën e trashëguar nga familja ta kthejë në një prodhimtari të frutit të qershisë. Megjithëse fillimisht sfidat ishin të mëdha dhe fitimi i parë ishte modest, ai u frymëzua nga pasioni për pemtarinë dhe e kuptoi se mund të ndërtonte një biznes të qëndrueshëm.

“Për portalin Dibra ON ai tregon:- Emigracioni më mësoi si të përballoj vështirësitë i vetëm,” – kujton Premtimi, duke treguar se si sfidat e së shkuarës i dhanë forcë për t’i përballuar ato edhe në fermën e tij. Nuk dinim, ishim të pa dalur dhe të rritur me veshtirësi . Nuk është jetë të qëndrosh larg familjes, pavarësisht ne nevojave që familja ka. 

Sot, Premtim Tufa menaxhon një fermë të suksesshme me pesë dynym tokë të mbjellë me qershi, nga ku prodhon mesatarisht 100 kuintal në vit. Përveç qershive, ferma e tij përfshin dy dynym me vreshta, një dynym me mollë, një dynym me dardha dhe mbi 100 rrënjë arra. Ai ka mbjellë edhe fruta të tjera si kumbulla, lajthi, gështenja, dhe madje edhe kivi dhe nektarina për të shtuar diversitetin e prodhimeve. Gjithë ky hambar i jashtëzakonshëm i Premtimit nuk është rastësi, por fryt i mundit dhe djersës së familjes së tij. 

“Dua që ferma ime të jetë e pasur me lloje të ndryshme frutash, sepse më pëlqen që t’i jap ngjyra dhe vlera asaj përmes prodhimeve të ndryshme,” – thotë Premtimi me krenari për portalin Dibra ON. 

Megjithëse deri më sot ai ka financuar të gjitha projektet e fermës së tij nga të ardhurat personale, Premtimi shpreson për një ndihmë nga shteti për të zgjeruar më tej fermën dhe për të përballuar sfidat e prodhimit bujqësor në të ardhmen. Ndërkohë, ai vazhdon të përkushtohet në ndërtimin e një ferme të larmishme dhe të qëndrueshme, që jo vetëm ndihmon familjen e tij, por edhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit bujqësor në Dibër.

Në një intervistë për **Dibra On**, Premtimi ndan përvojën e tij dhe vështirësitë e përballuara, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të bujqësisë në zonën e Dibrës. Ai e vlerëson këtë portal si një mbështetje të madhe për promovimin e aktiviteteve bujqësore, që jo vetëm ngrenë ndërgjegjësimin për sfidat dhe mundësitë në këtë fushë, por gjithashtu sjellin vëmendjen dhe mbështetjen për fermerët lokalë.

“Dibra On na ka dhënë një zë, duke ndihmuar fermerët të promovojnë punën e tyre dhe të ndajnë përvojat me komunitetin e gjerë,” – theksoi ai, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga portali.

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %