Prej 50 vitesh luan në fyell, punësohet nga bashkia Vlorë për pastrim

0 0
Read Time:56 Second

Nga skenat botërore në shërbimin e pastrimit të qytetit.

Vendim Kapaj, “Mjeshtri i madh” , instrumentisti i njohur në Labëri e më tej, i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë, me një karrierë 50 vjeçare, këtë të diel nuk e gjen duke luajtur muzikë por në kantierin e mbeturinave duke pastruar plehrat e qytetit.

Për Euronews Albania, Vendimi , 64 vjeç, tregon se bashkia Vlorë e ka punësuar në shërbimet e qytetit.

“Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja.”

Me modestinë e artistit të madh, Vendimi thotë se ndihet krenar të kontribuojë për pastërtinë e vendit.

“E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit,” – u shpreh ai.

Megjithatë ajo që e shqetëson është neglizhenca e treguar kundrejt artistëve.

Babai i katër fëmijëve, ndonëse i lënë në harresë, ka një merak për ata që e shohin.

“Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër,” – tha artisti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %