Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka mbledhur në takimin e radhës mujor drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor në Dibër. Në këtë takim mes të tjerash, Shehu iu ka kërkuar atyre që të kenë një angazhim më të madh në aksionin e nisur nga qeveria për pastrimin e territorit nga mbetjet e ndryshme. Sipas Shehut Bashkitë duhet të ndihmohen në këtë aksion i cili synon të krijojë një mjedis sa më të pastër, që jo vetëm do t’i shërbejë turizmit, por edhe të shmangë pasojat e rënda që i vijnë shëndetit të njeriut nga ndotja.
Ndërkohë, Bashkia Dibër mbetet ndër njësitë më problematike në qarkun Dibër s ai përket ndotjes nga mbeturinat e konsumit të përditshëm. Në shumë fshatra të saj nuk ka shërbim e në ato ku ka kontejner nuk kujdeset kush për t’i tërhequr.
Mat Tv