Nga: Samet Zagradi
Eh ç’kohë të çuditshme që kanë ardhur.”
Gjatë gjithë kohës ankohemi se nuk kemi punë dhe kur na kërkohet të bëjmë dicka direkt justifikohemi shpejt. se na doli një punë.
Ngrihemi të ngrysur, mallkojmë dhe shajmë me libër shtëpie këdo që na del përpara, sodomos kur ai është i suksesshëm. Ngasim si të çmendur makinën, urrejmë semaforët, njëri-tjetrit i bërtasim edhe kur nuk është nevoja. Bërtasim kudo, kur përshëndetemi, kur flasim pë partinë, kur zihemi, kur shohim ndeshjen, kur flasim për fenë por heshtim atëherë kur shkilen të drejtat tona.
Në vendin tonë nuk ka librari, as vende ku të lexosh! Paradoksi qëndron se në çdo lagje dhe në çdo skutë gjindet një palestër. Në ditët e sotme nuk është turp të jesh i palexuar, turp është të mos jesh i palestruar.
-Takohemi në kafe, punojmë në kafe, flasim në kafe dhe kur lodhemi ikim dhe i fusim një kafe për t’u qetësuar. Zihemi, zhglyhemi kush të paguajë vetëm e vetëm që egoja jonë të shkojë në vend. Nuk ka rëndësi se, kush ftoi kë!
-Nëse nuk ke mik, duhet të mbash rradhë e nëse ke shëndet të ligë duhet të kesh para. Vritet vëllai me vëllain për një fjalë goje dhe për një gardh. Gardhi dhe fjala rrojnë ende, ndërsa vëllezërit jo. Kuptojmë që jeta është e shkurtër vetëm kur na bie rruga të shkojmë në varreza, e kur kthehemi fillojmë sërish hipokrizinë e jetës së përditshme. Gjykojmë shumë të tjerët, e shtëpinë tonë kurrë nuk shohim ku pikon çatia.
-Eh në ç’ kohë të cuditshme që kemi ardhur… Të dukesh ka më shumë vlerë se sa të jesh vetvetja. Blejmë makina luksoze ndërkohë dhëmbët tanë i lëmë për faqe të zezë. Paradoks është se më shumë kujdesemi për makinën se sa për shëdetin tonë.
Zotërojmë telefona të shtrenjtë ,por mungon thellësisht komunikimi!
Kemi shtëpi të mëdha e ato qëndrojnë bosh!
Kemi shoqëri por mungon familja!
Kemi shkolla ,por mungon edukata. Ushqime plot, por zemrat bosh, rrugë më të mira, po gjykim të dobët. Blejmë shumë, dhurojmë më pak. Zotërojmë diploma, por jemi të paformuar.
Kemi shoqëri ,por ndihemi vetëm, kemi guximin , por mungon etika. Kemi mundësi, por s’kami modele. Shtëpitë bosh, e bosh të duket vetja kur sheh azilet plot. Vrasim kohën gjithë ditën në smartphon-ë dhe të vjen keq kur mendon se sa pak ne lexojmë, sa pak kuptojmë..!
Eh në ç’kohë të cuditshme kemi ardhur. Kafenetë plotë me idenë që po bëjmë diçka. Shalë lakuriqe , që zbresin nga makinat luksoze pa bërë kurrë një ditë pune në jetën e tyre. Fjalor banal që në klasat fillore, ndërkohë që babai dhunon nënën e tij sa herë t’i hypë qejfi i rakisë në lokalet e rëndomta të vendit. Iphone 12 pro që në klasë të parë, makinë personale që në klasë të pestë, ndërkohë që shokët e fëmijëve tuaj qajnë tërë natën për një pako makarona. Profesorë, nënpunës, inxhinier e doktorantë me diplomë fallco udhëheqin jetët tona, që fatkeqësisht nuk janë e barabartë me jetët e tjerëve. Rini që ndjek turmën e modeleve mediokër, fallco dhe pa identitet. Shoqëri e varfër, e vuajtur dhe e stërmunduar për një kore buke. Sot vlerësohesh sa “Range Rover” ke ndërruar, jo sa libra ke lexuar, sa universitete e kualifikime ke përfunduar. Ehhh në ç’kohë të vështira që kemi arritur….