Vijojnë masat e shtuara nga Policia Rrugore e Dibrës në çdo aks rrugor për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Përgjatë 20 ditëve të para të muajit Qershor, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja në njerëz.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve për rritjen e forcës parandaluese dhe ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar shkeljet e konstatuara, nga data 01-20 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
•Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shpejtësi mbi normën e lejuar, lëvizje me mjet në sens të kundërt dhe mosrregullim i shpejtësisë në qendër të banuar.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.