Policia Dibër i bashkohet nismës “Tetori Rozë”

0 0
Read Time:34 Second


Gratë dhe vajzat e Policisë së Dibrës i bashkohen nismës globale për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kjo fushatë vjetore ndërkombëtare synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, gratë,vajzat dhe punonjës të tjerë të policisë,  mirëpritën në një dëgjesë stafin ndërgjegjësues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, të cilët shpalosën  informacione të ndryshme për rëndësinë e shëndetit të gjirit për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin në mënyrë periodike për këtë sëmundje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %