Po shihte ndeshjen Korabi-Egnatia, Haxhi Memolla humbi jetën në spitalin e Peshkopisë

0 0
Read Time:34 Second

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e parakohshme e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Memolla ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë  pas një arresti kardiak.

Ai ka qenë në qytetin e Peshkopisë për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Pasi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Memolla së bashku me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Dionis Ymeraj ata janë larguar për të pirë një kafe aty pranë, por Memolla ka ndjerë një dhimbje në kraharor.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë por nuk ka mundur që të mbijetojë duke u shuar në moshën 52-vjeçare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %