Po ndërtonin në mënyrë të paligjshme, policia procedon penalisht 13 persona në Dibër

0 0
Read Time:1 Minute, 4 Second

Policia ka proceduar penalisht 13 persona në Dibër, për ndërtime të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, pas kontrollit të territorit janë konstatuar 13 persona duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër

Strukturat e Policisë së Dibrës, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 13 raste të ndërtimeve të paligjshme, procedohen penalisht 13 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës  kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D.,  V. T.,  F. S.,  F. P.,   S. K.,  V. S.,  H. K.,  L. Q.,  K. N.,  Y. F., S. L., E. E., O. B.,  të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %