Kohët e fundit po shtohet në masë dhuna ndaj bluzave të bardha nga të afërmit e pacientëve në spitale të mdryshme të vendit tonë. Rasti i fundit dhe më i freskëti është dhunimi i mjekut të spitalit të Peshkopisë z.Agron Mezenxhiu ku mjeku u godit nga dy vëllezër, njëri prej të cilëve është arrestuar.
Pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi qeverinë për të diskutuar këtë situatë ku me një sens shakaje dhe ironie për dhunuesit tha se bluzat e bardha pavarësisht goditjeve do vazhdojnë të bëjnë punën ndershmërisht.
Natyrisht shtrohen disa pyetje nëse këto mjekë dhunohen nga familjarë pa arsye apo këto mjekë shkelin betimin e Hipokratit dhe nuk e bëjnë punën ashtu siç duhet për të përfituar rryshfete!
Situatat janë më të ndryshme dhe sigurisht në këto larmi ngjarjesh arsyet janë të ndryshme.
Nën zë të gjithë e dimë se nëse nuk ke para mjaftueshëm nuk merr mjaftueshëm shërbimin bazë që na takon. Nga ana tjetër shumë persona nuk e gëzojnë aftësinë e komunikimit normal dhe kuptohet që rastet kur familjari është në gjendje jo të mirë emocionalisht nuk je as i qetë.
Po dhunohen mjekët! Kush i ka fajet?
Read Time:58 Second