Në datën 17 Janar 2022 gazetari i mirënjohur sportiv Defrim Methasani ishte në Peshkopi. Arsya e ardhjes së tij në qytetin që ai e do më së shumti ishte një aktivitet mjaftë I vecantë, si nga lloji ashtu dhe nga arsya përse u bë ky aktivitet. Peshkopia nderoi ish kapitenin e përjetshëm të ekipit të Korabit, mësuesin e paharruar Lutfi Manjani (post ndarjes nga jeta pak ditë më parë)
Të pranishëm në sallën e Pallatit të Kulturës Dibër ishin personalitete të shquar të sportit, artit, drejtues Vendorë si Kryetarja e Qarkut Valentina Haliti Doda, Prefekti Nexhbedin Shehu, deputeti I Partisë Socialiste Lavdrim Krashu, Ish kryetari I Bashkisë Ilir Krosi, trajner të volejbollit dibran Fehmi Bulku, ati të mundjes Fiqiri Rama etj. Të pranishëm po ashtu në sallë ishin komentatori sportive Rrok Preci, veteran Selami Shehu e shume figura të njohura.
Kryetari I Bashkisë Dibër zoti Rrahim Spahiu I dorëzoi djalit të tij Afrim Manjanit, mirënjohjën e qytetit ndërsa presidenti I ekipit të Korabit Fehmi Mziu, trajneri Shpendi Kumbrace dhe kapiteni Sokol Mziu nderuan me titullin e lartë “Nderi I klubit Korabi, ish futollist stoik të viteve 50-60 dhe I dhuruan familjes bluzën me numrin 3 që ai mbante dikurë tek ekipi I Korabit.
Gazetari Defrim Methasani moderoi takimin I cili u mirëprit dhe u përgëzua pothuajse nga të gjithë dhe ndërkohë kjo dëshmon që Methasani bën cdo gjë që të rikthehet vëmendja e merituar e kujdo në Dibër. Inisiativa të tilla Methasani i zhvillon vazhdimisht, sic vlejnë për të përmendur inisiativën në shkollën e Sohodollit, Fushë Alies, Gjimanzit Maqëllarë etj.
Në fund të takimit vëmendja u transferua në Stadiumin Korabi ku luhej ndeshja Korabi- Partizani në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Gjithashtu u mbajt 1 minutë heshtje në nder të professor Manjanit por nuk u la pa u përmendur edhe familja e Ish trajnerit të Korabit Dorian Bubeqit I cili fatkeqësisht humbi bashkëshorten e tij. Ekipi dhe tifozët dibranë shprehën ngushëllimet e sinqerta për familjen e professor Bubeqit.
(Fotot e bëra nga Adriatik Sula, portali Këtu Mblidhen Dibranët)