Read Time:30 Second
Nëse duhet të ecësh lirshëm në trotuaret e qytetit të Peshkopisë praktikisht është e pamundur. Tregtarët ambulantë, të frutaperimeve e deri tek dyqanet apo lokalet bëhen pengesë për kalimtarët dh banorët e kësaj zone.
Zona më problematike është në hyrje të qytetit apo siç njihet ndryshe afër urës.
Produktet që shiten në mes të rrugës jashtë çdo standarti dhe çdo rregulli higjenik konsumohen nga popullata e cila shqetësohet për cilësinë e tyre.
Sipas banorëve fajet për këtë situatë janë të institucioneve vendore duke mos siguruar një vend të për të shitur.