PËRSE NUK KËNDON BILBILI NË VLESHË

0 0
Read Time:1 Minute, 22 Second

 Kishte ardhur një pranverë më ebukurse herët e tjera. Bari, pemët, lëndinat, bjeshkët, lulet kundërmonin me erën më të këndshme që pranvera kishte sjellë ndonjëherë në këto anë. Kësaj bukurie të pashoqe në këtë kënd të qetë të katundit Vleshë, në këtë pranverë kaq të hirshme e mbuluar e tëra me gjelbërim e lule, ia shtonin bukurinë e kënaqësinë edhe bilbilat që mëngjes e mbrëmje mbushnin me zërat e tyre natyrën tepër bujare që Zoti kishte falur këtij vendi. Ai që nuk ka qenë kurrë në këtë katund, duhet ta mësojë se bash mbi shtëpitë e banorëve ngrihet një mal i thepisur, Stërmeci, i veshur me lloj-lloj shkurresh e gëmushash, por edhe me gurë të mëdhenj që mund të rrokullisen nga çasti në çast e të lëshojnë rrëmet mbi këtë katund të bekuar. Sic thamë, bilbilat nisnin këngët e tyre sa vinte pranvera e kêngên e ndalonin vetëm kur fillonte të zverdhej Stërmeci e të fillonte tä 100

Ibrahimi kishte dalë në bahçe e po këndonte ulej shtruar vjeshta mbi fshat. Një ditë sheh Gurrat e Korabit në arabisht suret e Kuranit famëlartë. Ishte mëngjes dhe bilbilat po cicëronin, tamam si të ishte aty pranë një orkestër e tërë. Shehut iu prish filli i leximit dy- tri herë dhe lëshoi një nëmë: se Eh, more bilbila, këndofshi e mos t, pushofshi kurrë, por këtu në katund u bëftë e fet kanga juaj! Sa kaq kënga e bilbilit u shua në çast dhe që sot e asaj dite bilbili nuk këndon më në Vleshë. 

2-Fet- u ndaloftë, pushoftë kënga juaj.

•Marrë nga libri “Gurrat e Korabit” Shaqir Skarra

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %