Përputhen” kur dhuna shitet për emision dashurie për klikimet që po bien çdo ditë

0 0
Read Time:1 Minute, 32 Second

Incidenti i djeshëm në “Përputhen” duket se ka shqetësuar të gjithë opinionin publik. Jo se nuk jemi shoqëri e dhunshme, jo se nuk ka në përditshmëri vajza që të “kapin” për flokësh kur u sheh të dashurin, jo se nuk ka djem të frustruar të fërkojnë “barkun” e u përkëdhelet sedra që dikush po bën një gjest “heroik” për të fituar vëmendjen e tyre, por ajo që na bën përshtypje është fakti që një televizion kombëtar e konfirmon këtë është gjëja më e tmerrshme.

Në një program që regjistrohet dy herë në javë mund të evitohen në postproduksion skena dhune të tilla. E para sepse në të vërtetë s’janë aspak të bukura, (se nuk jemi në ring boksi) dhe e dyta sepse duke i shitur si “reality”, adoleshentëve që si pikë referimi në jetë kanë vetëm Instagramin i edukon me një lloj normaliteti që është i shëmtuar.

Por mesa duket televizioni Top-Channel i ka kthyer në qëllim në vetvete skenat e sherrit dhe debatit sepse edhe në programe gati gati elitare i krijon me qëllim ato.  Dikur kur emisioni (në kohën e Atdheut) kishte 1 milion klikime dhe ndoshta me shumë, tani produksionit i duhen këto sherre sepse programi në rastin më të mirë kap 300 deri në 500 mijë klikime.

he e çuditshme në fakt se për fat prezantuese qëllon gjithnjë të jetë Bora Zemani (e cila duket se nuk po e shpëton dot nga klikimet Përputhen). Bora i lë mirë e mirë të zihen konkurrentët dhe pastaj i pëlqen të bëjë moralisten.
Ndërsa përsa i përket dy apo tre vajzave (nuk e dimë nëse mund t’i cilësojmë të tilla) duket sikur “botoxin” e kanë injektuar në tru dhe jo në fytyrë, ndaj produksioni do bënte mirë ti përjashtonte të treja… Sepse janë gjithnjë të njëjtat figura që krijojnë skena e debate.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %