Korabi triumfoi në ndeshjen e “Play-Off-it” të Kategorisë së Parë, teksa në stadiumin Niko Dovana të Durrësit mposhti me rezultatin 3-2, Apoloninë. Ndeshja nisi me një ritëm tejet të lartë dhe pesë minutat e para dhuruan dy gola. Ishte Korabi që shënoi një gol nga “tuneli” duke qenë se e pa veten në avantazh prej minutës së parë teksa festuan falë realizimit të Segerso Gecit, ndërsa katër minuta më pas Jeton Krasniqi riktheu ekuilibrat.
Me barazimi 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, Sokol Mziu riktheu në avantazh dibranët në minutën e 65-të të sfidës. Pavarësisht përpjekjeve të Apolonisë, Taulant Marku realizoi edhe golin e tretë për Korabin duke siguruar suksesin ndërsa edhe kartoni i kuq në minutën e 83-të i marrë nga Nikolin Duka nuk mund t’i prishte festën dibranëve që në minutën e 95-të pësuan golin e dytë, por që Apolonisë i shërbeu vetëm për statistikë.
Kujtojmë se tashmë, Korabi ka një provë të vështirë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar duke qenë se i duhet të mposhtë në Play-Out, vendin e tetë të Superiores, Egnatian