Arbër Xhemali, kampion në bodybuilding dhe Burim Vatovci, kampion në kategorinë “Persona me aftësi të kufizuara” dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeyn eksperiencën në këtë sport. Ndryshe nga çdo sport tjetër, bodybuilding kërkon ndjekjen e rregullave strikte në dietë.
Arbri tregoi se para garës së fundit që ka mbajtur iu desh të hante vetëm peshk për tre muaj dhe se ëmbëlsirat i kishte të ndaluara. Kampioni pohoi se pasi fitoi ndeshjen ka shkuar direkt në pastiçeri. “Po, është e vërtetë sepse trupi shkon me zero yndyrë”, tha ai.
“Sapo zbrit nga skena, gjëja e parë që mendon është yndyra dhe ëmbëlsirat”, shtoi Arbëri kur u pyet nga gazetarja Romina Braho nëse ka kërkuar të hajë ëmbëlsira pas ndeshjes. Ndërkohë, dhe Burimi, gjatë lidhjes me Skype, theksoi se janë të privuar nga shumë gjëra.
Ne sheqernat i kemi të ndaluara. Kemi mish të zier, pak oriz të zier dhe vetëm ujë. Është sakrificë e madhe por nëse ke vullnet dhe pasion ia del gjithmonë.”, tha Burimi duke shpjeguar më tej se si arriti të bëhej pjesë e këtij sporti ndërsa është shpallur dhe kampion për personat me aftësi të kufizuara.
“Kur u organizuan disa gara mora një vendim që të marr pjesë. Disa shokë dhe sportistë më treguan se duhej të hyja këtu dhe më thanë se është më zor se në peshëngritje. Në bodybuilding duhet të heqësh yndyrën dhe të gjitha gjërat. Për 6 javë jam përgatitur dhe kam dalë në gara.
Më pas shkova në Shkup ku u shpalla kampion në aftësi të ndryshme”, shtoi ai. /abcnews.al