Partia Demokaratike ne Bulqize, diten e neserme ne daten 24 Prill 2022 voton per kryetarin e saj. Ne gare per kryetarin e ri te PD, dega Bulqize janw Shaqir Manjani, Fatos Hoxha dhe Defrim Fiku.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, kandidati Shaqir Manjani me profesion avokat ka shpalosur platformen e tij per reformimin e Partise Demokratike.
Nder te tjera ai shkruan:-
PLATFORMA PËR REFORMIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE BULQIZË
Të nderuar miq Demokratë!
Si kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike Bulqizë, po ju shpalos platformën mbi të cilën kërkoj votbesimin tuaj nesër.
-Meritokraci brenda PD-Bulqizë.
Unë, jam partizan i meritokracisë e si i tillë, do jem edhe iniciues i pandalshëm deri në realizim, i meritokracisë në degë. Të gjitha pozicionet politike në Partinë Demokratike Bulqizë, do të kalojnë në filtrin “votë” sipas parashikimeve të përcaktuara në statutin e Rithemelimit.
Do të jem barrierë për çdo abuzim në emërimin e pozicioneve brenda PD-së, duke ju hapur rrugën e meritokracisë në Bulqizë, në opozitë dhe nesër në qeveri.
-Lidership premtues.
Platforma për të cilën loboj, ka për qëllim prodhimin e një lidershipi premtues për të ardhmen. Mënyra ime e drejtimit do të ketë kujdes të veçante në formën e vendimmarrjes.
Vendimet do të merren në konsultim të vazhdueshëm me antarësinë duke respektuar të gjitha qëndrimet e Demokratëve.
– Vlerësimi i kontributeve dhe vlerave në PD.
Vlerësimi dhe respektimi i themeluesve dhe drejtuesve ndër vitë të partisë do jetë pjesë e Platformës sime të Drejtimit. Sigurisht, kjo pa cënuar aspak rrugën e çdo demokrati që ka dëshirën dhe vullnetin për t’u angazhuar në Partinë Demokratike.
-Mbështetës dhe promotor i të rinjve.
Sipas kriterit moshë të parashikuar në statut, besoj jam kandidati i vetëm që ofrohem më së shumti me të rinjtë e partisë e për pasojë edhe më i ndjeshmi me rrethanat e tyre.
Ndaj, në platformën time të rinjtë do të jenë fokusi kryesor i procesit të reformimit.
Askush nuk do të shihet me syrin e atij që sapo ka ardhur në parti.
– Gërshetimi i eksepriencës politike me zellin e të rinjve.
Unë, kam një eksperiencë modeste por disi të konsiderueshme politike. Besoj se për të rinjtë kam marrë aftësitë e duhura për t’i gërshetuar me ato të mira shumë të vyera nga veteranët e palodhshëm e qëndrestarë ndër vite përkrah Partisë Demokratike.