Tashmë dihet që motorrët e fushatës kanë nisur dhe palët politike po shpalosin tek populli programet e tyre.
Ne kampin e Partisë Socialiste në Dibër Rahim Spahiut ju përvec ministrit Ulsi Manja, deputetit Lavdrim Krashi u bashkua dhe Belinda Balluku si e deleguar për Kryesinë e PS në Dibër.
Në një postim në facebook Spahiu shkruan:-
“, Motorret e një force fituese si Partia Socialiste, tashmë janë ndezur me fuqi të plotë përpara sfidës së përbashkët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Bashkë me Ulsi Manja patëm nderin të mirëpresim kolegen e çmuar, Ministren Belinda Balluku si të deleguarën e Kryesisë së PS në Dibër.
Siç jemi të vendosur për fitore, po ashtu jemi të vendosur t’i japim dibranëve dhe Dibrës më të mirën në vitet që do vijnë.”