Partia Socialiste i beson sërish Rahim Spahiut kandidaturën për kreun e Bashkisë Dibër

0 0
Read Time:39 Second

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë në selinë rozë për të vulosur përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet me dije se mbledhja ishte parashkuar që të mbahej në orën 17:00, por është shtyrë për orën 19:00 për shkak të axhendës së ngarkuar të kryeministrit Edi Rama.

Lista e kandidatëve socialistë pothuajse ka përfunduar, përveç disa Bashkive, që janë ende në “pikëpyetje”nëse do të rikandidojnë kryetarët aktualë.

Për sa i përket Bashkisë Dibër duket se Rahim Spahiu ka fituar besimin e Rames për të ri kandiduar në zgjedhjet e ardhshme. 

Po të njëtët kryetar do të kandidojnë në Mat dhe Klos ndërsa në bashkinë e Bulqizës nuk është vendosur akoma emri pas shkarkimit të kryetarit  Lefter Alla.

|Dibra ON|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
100 %