Duke parë atë cka sytë cdo ditë na shohin në të ashtëquajturin parlament të vjen realisht të vjellësh vrer kur mendon se kë kemi zgjedhur të na përfaqësojë. Qafa të trasha nga rehatllëku janë vrarë nga samari i rehatisë e pa pikë etike e kthejnë vendin e shejntnë për shqipëtarët në një skenë të dejnë për filma porografik. Parlamenti jonë është kthyer pa frikë në një lokal I një fshati të humbur atje mes malesh ku pencionistat e dëshpëruar shajnë e bërtasin pasi dikush vidhka një gurë dominje e ku thashethemet për gratë e vazjat e njëri tjetrit mbushin ditën. Nuk lanë motër, grua, dashnore pa nxjerë në lakuriqsi përpara syve të fëmijëve tanë. Më mirë një film Indian se të të shohësh një seancë parlamentare ku nuk mungon asgjë, as goditje, as sharje, as banalitet e fjalë getosh të cilat nuk I shkojnë përshtat vendit ku thuhen.
Shqipëtarët drejtohen nga kriminela barkderë, dashnore pushtetarësh e hajdutë të cilët rrisin cdo ditë numrin e zerove të në llogaritë bankare që sigurojnë brez pas brezi pasuri mbi kurizin tonë, ndërkohë që zemrat e nënave copëtohen kur buka për fëmijët mungon në shtëpitë e tyre e cila kushton sa corapet e perfaqesuesve të tyre që nuk lënë rob shpie pa marrë nëpër gojë. Drejtohen nga persona të cilët kanë humbur sensin të qënurit human, robot të parasë e luksit dhe prindër të cilët kanë terezinë të shkollojnë fëmijët e tyre drogmenë në universitetet më të mira të botës. Shqipëtarët drejtohen nga persona të pashkolluar, të fuqishëm dhe bërtasin sa herë që karriget e buta të parlamentit vrasin prapanicat e tyre.
Ah si nuk kam një grusht të fortë : – thotë Migjeni para shumë kohësh, e që në atë kohë asgjë ska ndryshuar. Askush nuk po shqetësohet se po shkatërrohet totalisht arsimi, të rinjtë poi kin dhe litari sa vjen e shtërngohet duke marrë dalë ngadalë frymën cdokujt. Askujt nuk I plas që bukuritë unike natyrore po shkatërrohen në hece, kur koncesionarët po u marrin edhe gratë e ku taksa e frymëmarrjes është gati në zbatim nga maxhoranca e opozita që p*rdhin në një tas. Askujt nuk shqetësohet në atë parlament, as në asnjë dikaster apo drejtori nëse njerëzit kanë punë, nëse të drejtat e tyre shkilen, nëse atop o vidhen sistematikisht e po vriten pa u marrë vesh se cfarë ndodhi. Askush nuk e vret atë pak tru nëse stdunetët ekselentë punojnë punë të rëndomta e kur vendet e punës kthehen në bisnese familjare. Të gjithë e dimë realitetin por kujt I plas, ku të drejtohemi, kush na dëgjon?
Këto fytyra kaq të shpifura që çdo ditë si
ulkonja gërryejnë çdo gjë që popullit i takon. Rraca të pështira që me kazëm
duhet të shkulen thellë nga rrënjët e tyre tmerrësisht të korruptuara. Pa
përjashtim, dallime rraciale apo partie cdokush duhet të bëjë atë cka paguhet
nga taksat e vendit më të varfër në Europë. Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi askënd
dhe populli nuk duhet të rri kaq urtë, të shklet, të vidhet e të dh**et sa herë
që u nevojitet politikanëve. Populli duhet kuptojë që që ka një fuqi të jashtëzakonshme
dhe që është e vetmja mënyrë për të shtërnguar rrypat këtyre që po shfrytëzojnë
cdo gjë tonën.
Ndjej neveri për çdokënd që shfaqet në atë parlament, për cdo
person aty që mundohet ti hedhë rërë syve shqiptarëve sikur cdo gjë po shkon
mirë.