Sot do të vijojnë reshjet e shiut në bregdet dhe zonat e ulëta. Dëbora në zonat malore do të jetë në 100 m mbi nivel deti në Veri dhe mbi 400 m në Qender dhe Jug. Pjesa e dytë e ditës pakëson ndjeshem reshjet në gjithë vendin, megjithese dëbora zbret në 200-300m mbi nivel deti. E premtja permireson më tej kushtet e motit, por do te kete vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Fundjava sjell kryesisht mot te kthjellet por ftohte.
Temperaturat e ajrit edhe neser rriten lehtë në mëngjes duke shënuar -5°C në zonat malore, por nga 2 ne 4°C në zonat e Ultësirës. Po ashtu, mesdita sjell rritje me 2°C kur pritet max 10-11°C.
Dita e premte ul sërish me 3°C temperaturat e mëngjesit duke ulur min në -5°C ndersa e premtja në mesditë sjell rënie të lehtë të temperaturave.