0
0
Read Time:21 Second
Ndeshja e futbollit në kuadër të Kampionatit Evropian ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre pasi lojtari Christian Eriksen u sëmurë në fushë.
Mesfushori i Danimarkës Eriksen u shtri në tokë ndërsa luante dhe atij menjëherë iu ofrua ndihma mjekësore për rreth 10 minuta dhe pastaj u transportua nga fusha. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se ai gjendet në spital dhe gjendja e tij është stabile. Ndeshja më pas rifilloi.