Personazh” është një projekt që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme. Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta.
Nga: Samet ZAGRADI
Të gjithë e dimë që Dibra ka atraksione të jashtëzakonshme turistike. Ushqime bio që në pak vende në Shqipëri i gjen dhe mikpritjen dibrane që konsiderohet ambasador i vlerave të kulturës Shqiptare. Fatkeqësisht në rafshin e promovimit mediatik, Dibra ka nevojë për promovim të mirëfilltë e cila do e ndihmonte shumë zhvillimin turistik. Emisione të ndryshme kohët e fundit po përpiqen ti japin jehonë disa atraksioneve, por ai që e bën cdo ditë vullnetarisht dhe pa asnjë lloj interesi financiar është djali dibran Pajtim Vranici.
-Pajtimi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Peshkopisë dhe bën pjesë në një brez të rinjsh që e kanë dashur dhe vazhdojnë ta duan ashtu sic është, me të mirat apo jo të mira qofshin ato. Cdo ditë për të është një destinacion i ri, një eskperiencë e re dhe ajo cka është më e rëndësishmja është se ai asnjhërë nuk është vetëm.
-Prej më shumë se 10 vitesh Pajtim Vranici është një promovues i rregullt i bukurive natyrore. Në një bashkëbisedim me gazetarët e portalit Dibra ON, me shumë mirësjellje dhe gadishmëri Pajtimi tregon për aventurat e tij në cdo cep të Dibrës me njerëz të rangjeve të ndryshme. Nuk është vetëm një promotor i thjeshtë i turizmit dibran por është me të vertetë i jashtëzakonshmë për shumë arsye. Ai nuk merr para, nuk përdor kurrë hartë dhe me një telefonatë është I gatshëm të ndihmojë këdo që e ka dëshirën për të viziutar Dibrën. Ushqimin, fjetjen, cadrat e kampingut I siguron si me magji. Gjithmonë ai përdor një frazë e cila për kohën që po jetojmë vlen shumë.
Janë të rralla ditët që Pajtimin e gjen në qytet. Ai është gjithnjë e më shumë në eksplorim të shtigjeve sëbashku me djem të tjerë të apasionuar. E sheh në Lurë, duke ngjitur tatëpjetën e Korabit apo duke bërë kamping në bjeshkët e Gramës. Sfidon të gjitha kushtet e motit.
“Shtëpia e Shqiptarit, e Zotit dhe e Mikut”. Ai është fjalë pak dhe veprat e tij flasin shumë. Qindra turistë, gazetarë, artistë, politikanë, ambasadorë etj I kanë telefonuar Pajtimit për të shpalosur.
“Bjeshkët e Gramës janë të dytat më të bukurat në Ballkan dhe parashutizmi këtu nuk përngjan me asnjë vend tjetër. Unë e kam mësuar këtë sport nga një ndër trajnerët më të njohur në Kosovë, Artan Verhani:- shprehet Vraniçi.
Pajtimi njihet si një person që jo vetëm e do natyrën por e shijon atë në mënyra të ndryshme. Është personi i parë dhe I vetëm që ka sjellë sportin e PARAGLIDING (hedhje me parashutë) dhe prej 7 vitesh ai ka mësuar më shumë se 20 të rinj për ushtrimin e këtij sporti. Po ashtu turizmin në Dibër ai e promovon me sporte të tjera si “Really” me makina, duke bërë ski në bjeshkët e Korabit, Ilnicës apo Zimurit, duke bërë rafting në lumin Drin, ecje me bicikleta malore etj.
“Mundohem që të sjell cdo ditë në Dibër njerëz që kanë qenë dhe njerëz të rinj. Unë kam shumë kontakte me njerërz të sferave të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm. Muzikantë, aktorë, gazetare, politikan dhe deri tek ambasadorët janë personat të cilët mbaj kontakte të vazhdueshme për projekte të reja në të mirë të Dibrës. Unë e dua Dibrën ashtu sic është, me të mirat dhe gjërat jo të mira që ka. Shpeshherë shoh që nuk ka shumë bashkëpunim për ta bërë Dibrën pikë të rëndësishmë turisitke. Kjo ndodh edhe nga mosinvestimi, por kam shpresen e madhe që me përfundimin e Rrugës së Arbrit, Peshkopia do të jetë një pikë mjaftë e rëndësishme e turizmit në Shqipëri :- shprehet për portalin Dibra ON Pajtimi.
Më poshte janë disa linqe ku Pajtimi është protagonist në promovimin e Dibrës.