Bubeqi mbetet në Grupin A, ish-trajneri i Korabit firmos sërish në Kategorinë e Parë
Dorian Bubeqi është trajneri i ri i Erzenit. Ish-tekniku i Korabit ka zgjedhur të vijojë aventurën sërish në Kategorinë e Parë, por me skuadrën shijakase. Burime për newsport.al bëjnë me dije që fillimisht ka pasur një ofertë për Oltijon Kërnajën, por pas refuzimit të këtij të fundit, ka qenë Bubeqi që i ka thënë “Po”…