Nga Leons HasaniPedagog i Shkencave Ekonomike Muaji i madhërishëm i Ramazanit, është muaji më i rëndësishëmi të gjithë bësimtarëve myslimanë kudo në botë për nga mesazhii qartë dhe i fuqishëm që ky muaj përcjell mes besimtarëve. Ndryshe njihet si muaji në të cilin ka zbritur libri i shenjtëKur’ani, si “udhërrëfues për njerëzit dhe sqarues i rrugës sëdrejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)” (El-Bekare, 185). Muaj të cilin besimtarët mysliman kudo në botë e presin me gëzim të madh dhe atmosferë festive spese ai është muaj i faljes, i paqes, bamirësisë, mëshirës, pendimit, durimit dhe solidaritetitme të tjerët. E ndërkohë që myslimanët në të gjithë botën po përjetojnëmuajin e madhërishëm të ramazanit përmes adhurimeve dheagjërimit duke shpërndarë paqe dhe bekime, ka vende të cilat jo vetëm që nuk respektojnë besimin e tyre, por shkelin në mënyrëabuzive, flagrante dhe të përsëritur të drejtat themelore tënjeriut, siç është edhe e drejta për të besuar. Një nga këto vendeështë qeveria kineze, për të cilën ka fakte e prova tëdokumentuara dhe të pakundërshtueshme si për rastin e Ujgurëve, por edhe raste të tjera për të cilat do të flasim mëposhtë. Për të kuptuar filozofinë dhe qasjen e shtetit kinez përmyslimanët duhet të rikujtojmë vuajtjet e panumërta të ujgurëvenëpër kampet e përqendrimit. Denigrimi i dinjitetit njerëzor dhezhbërja e indentitetit fetar dhe kulturor ka qenë dhe mbetetqëllimi kryesor i qeverisë kineze ndaj ujgurëve. Kjo sjellje është në fakt pasqyra që i tregon jo vetëm vendevemyslimane por të gjithë botës se çfarë është në gjendje dhe e gatshme të bëjë qeveria kineze kur vjen puna tek raporti që ajoka me myslimanët dhe fenë Islame. Raporti i saj me myslimanëtedhe në këto ditë të shenjta Ramazani është internimi, burgosja, marrja e pronës dhe pasurisë, ndalimi i islamit, shembja e xhamive dhe së fundimi edhe sulmet kibernetike ndaj gjithëbotës Islame. Nuk kishte sesi qeveria kineze të mos e shpërfaqte më në fund ideologjinë e vertetë mbi myslimanët dhe islamin me akte qëcënojnë jo vetëm muslimanët në territorin e shtetit kinez, por tëgjithë muslimanët kudo në botë, siç është edhe rasti imëposhtëm. Është faktuar tashmë nga burime të ndryshme zyrtare se një grupkibernetik i paidentifikuar i Republikës Popullore të Kinës(RPK) ka ndërhyrë në serverin e postës elektronike që i përkisterrjetit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) me seliqendrore në Jeddah të Arabisë Saudite. Ky grup i RPK kagrumbulluar mijëra e-maile që përbëjnë 6 gigabajt me të dhënatë cilat u morën për analizim nga RPK. Të gjitha këto të dhëna, përfshirë informacione personale biografike, janë në kontrollin e këtij grupi kibernetik të RPK. Ky sulm ndaj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik është njësulm i pastër hakmarrjeje ndaj 57 shteteve anëtare të kësajorganizate dhe besimtarëve mysliman të këtyre vendeve të cilatkanë dënuar shumë ashpër modelin komunist të trajtimit nëmënyrë ç’njerëzore të ujgurëve ndër vite. Organizata e Bashkëpunimit Islamik është një organizatë e nivelit të lartë ku diskutohen çështje të rëndësishme, hartohenpolitika, projekte dhe strategji afatmesme e afatgjata në interestë pothuajse 1.8 miliard njerëzve që janë pjese e 57 shteteveanëtare. Ndërhyrja e qeverisë kineze për të tjetërsuarinformacione të klasifikuara të OBI-së është një lajm qëdëshmon qartë interesin e saj për të dëmtuar interesat e myslimaneve kudo nëpër botë. Akte të tilla që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme dhe tëdhunshme në të dhënat e një organizate të rëndësishme dheserioze si OBI na sinjalizojnë se aktiviteti i qeverisë kineze nëkëtë drejtim mund të përshkallëzohet edhe më tej. Ndaj, Shqipëria, si një vend anëtar i OBI-së duhet të tregojë kujdes tështuar jo vetëm në këtë drejtim, por në çdo raport marrëdhenieshmë shtetin kinez. Vemendje të veçantë këtij problemi duhet t’ikushtojnë edhe qeveritë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dheMal të Zi. Edhe pse këto vende nuk janë anëtare të OBI-së, atondihmohen dhe asistohen për çëshjte të ndryshme humanitaredhe ekonomike nga kjo e fundit si vende me popullsimyslimane. Modeli sadist i qeverisë kineze si në kontekstin ekonomik poredhe atë politik është së pari një rezik eminent për vetë lirinë e popullit kinez, por edhe një kërcënim i madh për të gjithëbesimtarët myslimanë. Vlerat dhe parimet që përaqëson ky shtetsot janë katërcipërisht të kundërta me ato të vendeveperëndimore dhe ato të besimtarëve myslimanë. Ndaj lind nevoja që si qytetar të botës së lirë të njohim më mirërealitetet ekonomike dhe politike të vendeve të ngjashme siKina. Është e rëndësishme të studiojmë vlerat, parimet dhefilozofinë që ato përfaqësojnë në qeverisje, politikbërje, dhevendimarrje në raport me qytetarët e tyre, por edhe me axhendatdhe influencat ndërkombëtare. Sa më të informuar dhe tëndërgjegjshëm të jemi si shoqëri për realitetet, qëllimet dhemodelet komuniste të vendeve si Kina aq më imun do të jemiedhe ndaj modeleve të gabuara qeverisëse që mund tiimponohen vendit tonë. Në fund, duhet të rikujtojmë se ekziston një dallim i qartë midis modelit komunist kinez dhe modelit kapitalist perëndimor nërespektimin e lirisë, vlerave fetare dhe dinjitetit njerëzor. E pikërisht për këtë dallim thelbësor, për mënyrën sesi PartiaKomuniste Kineze i trajton qytetarët, ujgurët, si e trajton fjalën e lirë, dhe për sulmet e vazhdueshme ndaj myslimanëve meritontë refuzohet dhe dënohet me ashpërsinë më të madhe nga vendetdemokratike dhe qytetarët e botës së lirë. “Liria nuk është e rëndësishme për demokracinë, ajo është vet demokracia”.