Me iniciativë të artistit e njëherazi drejtorit të qendrës kulturore “Haki Stërmilli” Peshkopi, Arif Vladi, si dhe me mbështetjen e pakursyer të kryetarit të Bashkisë Dibër, z.Rahim Spahiu , dhe Kryetares së Këshillit të Qarkut, znj.Valentina Haliti, u organizua për herë të parë në rang qarku “Festivali i interpretuesve të rinj të këngës”.
Ky kompeticion, bëri bashkë 18 të rinj të talentuar nga shkolla të ndryshme të Dibrës dhe Bulqizës, të cilët përcollën emocione të jashtëzakonshme me interpretimin e këngëve tradicionale dibrane e shqiptare.
Juria profesioniste e përbërë nga artistja Liri Rasha, kompozitori Igli Tomçini, si dhe profesoresha e letërsisë Teuta Qosja, vlerësoi me çmimin e parë:
Bora Bicin, nxënësen e shkollës “Xhevdet Doda” Bulqizë, për zërin e spikatur dhe interpretimin e shkëlqyer të këngës “Valsi i lumturisë”!
Me çmim të dytë u vlerësuan:
Arbër Dumani, shkolla “Irfan Hajruallai”, Dobrovë.
Pamela Çekiçi, shkolla “Shefqet Tanci”, Bulqizë.
Me çmim të tretë u vlerësuan:
Vanesa Seferi, shkolla “Irfan Hajrullai”, Dobrovë.
Diana Kaçkini, shkolla “Selim Alliu”, Peshkopi.
Kejsi Kola, shkolla Brezhdan.
Një fillim i mbarë për evidentimin dhe promovimin e zërave dhe talenteve të rinj të Dibrës!