Organizohet për të 16-ën herë edicioni i “Festës së të Vjelave”

0 0
Read Time:41 Second

Është organizuar ditën e sotme në Peshkopi edicioni i 16-të i “Festës së të Vjelave”.

Ky edicion u shoqërua me performancat artistike-kulturore të grupeve pjesëmarrëse në “Oda Dibrane”.

Në këtë edicion morën pjesë rreth 160 fermerë, dhe jo vetëm, dhe u bënë bashkë duke ekspozuar në stendat e vendosuara përgjatë bulevardit “Elez Isufi” produktet më të mira dibrane “BIO” si: mollët, arrat, gështenjat, rrushin, prodhimet e bulmetit, mjaltin, jufkat, gatimet tradicionale, punime artizanale, e shumë e shumë të tjera.

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Bashkisë Dibër, Shkëlqim Murrja, ndërkohë përshëndetën eventin, deputeti i Qarkut Dibër Lavdrim Krrashi, Prefekti i Qarkut Nexhbedin Shehu, Përgjegjësi i Sektorit të Ekstencionit Bujqësor Dibër Qatip Doda, Drejtoresha Ekzekutive e ALCDF Lindita Manga, si dhe Drejtori i NOA sh.a Peshkopi Çlirim Leshi.

Bulqiza.info

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %