Organizatat mjedisore dhe peshkatarëtt shprehin shqetësimin, “Nëse nuk reagojmë, speciet e iktiofaunës së lumi Drini i Zi rezikojnë zhdukjen”

0 0
Read Time:1 Minute, 47 Second

-Prej kohësh problematikat që kanë të bëjnë me keq menaxhimin e resurseve natyrore të Dibrës vijojnë të jenë në nivele mjaft të ulta. Dëmtimi i pyeve, kullotave, faunës dhe florës, janë disa shembuj ku tregojnë që shoqëria nuk po tregon kujdes dhe dashuri me natyrën.
Këto ditë organizata mjedisore North Green Association mblodhi në një tryezë e rrumbullakët grupe të interesit dhe aktorët kryesorë për të diskutuar dhe vazhduar me tej në realizimin e qëllimit të nismës “Dinamit Ndal, Unë jam Drini i Zi”. Ky projekt i financuar nga Lëviz Albania një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ka për qëllim të ndal peshkimin e paligjshëm me “Dinamit” një fenomen që vazhdon duke shkatërruar përgjithmonë ekosistemin e lumit Drini i Zi. Të pranishëm me takimin e kësaj nisme mjaftë interesante ishin Peshkatarë profesionistë, organizata mjedisore, akademikë, aktivistë, aktivitete private dhe përfaqësues te dy institucioneve vendore, të Turizmit dhe të Policisë Bashkiake!


Nga ky takim u shpalosen hapat e para të realizuara deri më tani, dhe u u diskutua angazhimi me aktivitetete të tjera në vazhdim. U shpalos situata reale e evidentuar në terren nga North Green. Takimet e shumta të organizuara me banorë e zonave buferike të luginës ka treguar që fenomeni është mjaft shqetësues për ta dhe kanë reaguar pranë institucioneve përkatëse.


Në vazhdimësi të aktiviteteve për tu përballur me persona të papërgjegjshëm që kryejn krimin mjedisor janë vendosur kamera kurth që monitoroinë zonat më të nxehta ku hidhen dinamit për peshkim. Gjithashtu ka filluar monitorimi real me anë të droneve ku do të bëjnë të mundur kapjen ne flageancë të autorëve që kryejn krimin, kjo në bashkëpunim me policinë bashkiake.


Gjatë takimit u diskutua mbi këndvështrimet e gjithsecilit prej pjesmarresve, u pa bashkëpunimi që duhet realizuar pa asnjë vonesë. Gjithashtu gjatë kësaj tryeze u panë dhe shqyrtuan me kujdes mundësitë ekonomike dhe sociale që ofron lugina me zhvillimin e turizmit të peshkimit dhe të sporteve të tjera ujore. Gjithashtu u pa vazhdimësia dhe mbështetja nga ana e Policisë Bashkiake për monitorimin në terren sëbashku me grupet e interesit e cila do të bëjë të mundur realizimin e qëllimit të nismës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %