0
0
Read Time:28 Second
Dje, futbollisti i K.F Korabit Armend Murrja ka përfunduar me sukses në Itali ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në ligamentin e gjurit të djathtë!
Prej muajsh Murrja është detyruar të rrijë jashtë fushave të blerta pasi dëmtimi ka qenë relativisht i rëndë.
Faqja zyrtare e K.F Korabit në rrjetet sociale jep lajmin duke i shprehur atij shërim sa më të shpejtë.
Klubi shkruan:
Në emër të Klubit, Stafit, Lojtarëve dhe gjithë Dibranëve i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në fushën e blertë!
Na mungon Mendi!