Oda Tradicionale në Vasije, alternativë fantastike për të shijuar ushqim bio.

0 0
Read Time:1 Minute, 25 Second

Nëse nisemi nga Peshkopia për në qytetin e Kukësit gjatë gjithë rrugës janë ndërtuar disa restorante, hotele dhe bujtina të cilat të ofrojnë shërbim akomodimi dhe ushqim bio. Një nga restorantet më të vjetra në këtë zonë, që tashmë është kthyer edhe në bujtina me sistem akomodues është “Oda Tradicionale” në në fshatin Vasije të Njësisë Administrative Kala e Dodës.
Oda tradicionale ofron një gamë të gjerë shërbimesh akomoduese, guida lokale dhe ajo cka është më e rëndësishmja është ushqimi tradicional dhe bio që zona ka. Nga mishi, flija, sallatërat e ndryshme, byrek tradicional, kosin e famshëm të deles dhe një mori ushqimesh ofrohen në këtë restorant buzë rrugës Peshkopi- Kukës.


Për sa i përket sistemit akomodues drejtuesi I këtij subjekti Pëllumb Lamallari për portalin Dibra ON tregon:- E pamë të arsyeshme që të kemi dhe një sistem akomodues dhe duke qenë se terreni është pak i thyer ndërtuam shtëpizat e drurit në formë bujtinash dhe tani kapaciteti i tyre për akomodim arrin deri në 20 persona. Aktualisht po ndërtojmë edhe një tjetër shtëpi druri me 3 kate ku ofrohet një pamjë fantastike. Ushqimi është pothuajse 80% bio pasi ikja e njerëzve e ka vështirësuar shumë furnizimin me produkte bio pasi fuqia prodhuese ka rënë ndjeshëm.


Ajo cka e vecon restorantin Oda Tradicionale është pozicioni gjeografik, i gjendur mes pyjeve dhe gjelberimit dhe menyrës tradicionale të gatuarit. I gjendur mes Dibrës dhe Kukësit, kjo gjë e bën atë që të ketë klientë nga të dy qytetet. Në një vëzhgim të shkurtër që portali Dibra ON ka bërë ka rezultuar që pjesa dërmuese e personave që kanë vizituar kët restorant kanë mbetur shume të kënaqur dhe do të vijnë sërish sapo tu jepet mundësia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %