Gjithmonë e kemi theksuar që Dibra nxjerr talente dhe figura të shquara në shumë fusha të jetës.Të rinjtë dibranë çdo ditë suprizojnë me sukseset dhe talentet e tyre ndërkohë që portali DibraON.com gjithmonë në kërkimin dhe promovim të këtyre personazheve.
Në lupën tonë këtë rradhë ra një talent pikturën nga fshati pranë lumit Drin me emrin Gradec. Migena Elezi 18 vjeçarja e talentuar arrin të shprehë ndjenjat e saj në tablonë e bardhë që me ngjyra u jep jetë arteve të cilat me të vërtetë që të japin ndjesi të ndryshme.
Ajo studioi në gjimnazin “Fiqiri Dine” ku përveç përkushtimit në mësime ajo nuk la pasdore dhe talentin e saj.
Ajo tregon për ne dhe lexuesit që familja dhe mësuesit kanë qenë shtysa më e madhe për sa i përket talentit të saj. -MësuesjaNezihate Gazidede gjithmonë më ka mbështetur.
Kam konsultime dhe me piktorin Lavdi Keshin për portretet dhe pejsazhet që unë bëj. Një rrymë tjetër që më tërheq në këtë fushë është dhe skulptura që me të vërtetë është shumë fantastike:- tregon 18 vjeçarja.
Rrjetet sociale sot nëse i përdor për qëllime të mira të bëjnë punë dhe punë mjaftë të mirë i bëjnë dhe Migenës. Ajo merr porosi dhe reklamon punën e saj nëpërmjet rrjeteve sociale gjë e cila e motivon më shumë për ti hyrë më tej dhe për ta bërë profesion fitimprurës pikturën.
(Nëse dëshironi të keni shihni më shumë nga këto piktura kërkoni në instagram Migena_art)