0 0
Read Time:55 Second

Ime më e përdor kalendarin vetëm për datën e pjelljes së lopës,
të tjerat i mban mend:
datëlindjet,
datëvdekjet,
Netët e mira,
datat kur i paguan dritat,
madje edhe kur e blen bidonin e fundit të vajit,
ose herën e kaluar kur e vizitoi e bija,
a herën e fundit kur i biri i dërgoi para,
pra, mban mend më shumë se  ç’i duhet për të jetuar.

Im atë nuk vendos kurrë alarm,
dhe zgjohet fiks në orën kur zgjedh para se të flejë.
Zgjohet në tre të mëngjesit,
20 minuat pasi e ka zënë gjumi,
dy orë para se të lind dielli,
a çastin kur flet gjeli i parë,
ose kur dielli të jetë dy pashë mbi malin ku zhytet,
pra mjaft që ta ketë në mendje kohën.

Unë përdor kalendar edhe për të parë datën e sotme,
datën e para një jave,
a datën e provimit të Statistikës.
Mëngjesin ma sjell alarmi elektronik,
ku kam shkruar “Zgjohu, sot ke provim”.
Pastaj alarmi bie sërish dhe lexoj:
“Zgjohu se do ngelësh”,

Tashmë jam i ngelur në provën mes brezave.

Alban Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %