Një mbrëmje në tingujt e kitares. Të rinjtë e talentuar të Dibrës koncert live në Peshkopi

0 0
Read Time:53 Second


Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Peshkopisë ndodhi diçka e veçantë që nuk kishte ndodhur më parë.  Të rinj të talentuar të qytetit të Peshkopisë, artistët e vegjël të drejtuar nga instruktori pasionant i kitares dhe i kënges, Ermal Lushi, jonizuan atmosferen mbi qytet, me tingujt e magjishem te kitarave. 

Ishte koncerti i parë me muzikës origjinale, me kitarë i cili u mbajt përpara shumë spektatorëve para pallatit të kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi.

Kitaristët e vegjël Bora Lleshi, Kejsi Goleci, Riana Prifti, Ikeda Mazari, dhe bateristi Gerti Qirjako bashkë me këngëtarët Melisa Manuka, Marjana Lushi, Sokol Mandri, Sarah Lushi, Xhoi Sadaj për rreth 2 orë interpretuan live disa hite të jashtëzakonshme shqiptare.

Drejtuesi i Qendrës Alfa Omega Ermal Lushi që vazhdimisht punon dhe i suporton të rinjtë e talentuar në muzikë bashkë me grupin kanë marrë pjesë vazhdimisht në evente të ndryshme në Dibër por kësaj rradhe ishte eksluziviteti i gjithi i tyre si koncert.

Ky koncert u mundësua nga Qendra Alfa Omega, drejtuar nga Ermal Lushi, Bashkia Dibër dhe organizata World Vision Albania.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %