Një fragment nga konaku

0 0
Read Time:2 Minute, 12 Second

Televizori diç dërdëllet me zërin e ulur deri në minimum në këndin e odës së rrethuar me divane me dy kënde në formë u-je. Një emision që më duket se titulli i fillon me MAG. Mbi divane janë ulu burrat, që po ti numërosh me kokë nuk janë më shumë se 8-9 veta. Nuk dallohet leht nëse janë mbledhur për mirë apo janë mbledhur për keq, por mundet me qenë mbledhë pa sebep, sepse katër burrat janë të shpisë.

Mu në krye të vendit është ulë mixha Sulë. Një plak rreth të tetëdhjetave. Mban në kokë në kësul pingul me rrashtën e kresë. Mustaqe të holla, të thinjura dhe me majë të përdredhur natyrshëm.  Gëzon një pamje fisnike, ndoshta kjo e fituar me burrërinë dhe nderin e fituar ndër vite. Krahas tij janë ulë dy fqinjë, të cilët e njohnin mirë. 

Nga ana tjetër ishte ul edhe Xhema, nga një fshat përkundruall, me të cilin Sula, kishte ndarë shumë mexhelise dhe ia njihnin mirë llafet sho-shoqit. Ishin edhe disa nipër dhe një dhëndërr. Shtula, i zoti i shpisë, nuk ishte fort burrë i paqenë, dhe me thënë të drejtën e nderonte i gjithë katundi edhe katundet përrotull.  I ulur në fund të odës, bash në shqemë të derës, mbante në dorë një celular.

Para do kohe, i biri, i kishte hap një fejzbuk, dhe Shtula, ishte fut këmbë-e-kreje në të. Edhe dy burra tjerë ishin me celuarë në duar për qejfin e tyre dhe as kishin plan ta luanin terezinë.

Pas një heshtje të gjatë për një odē burrash, ia behu Sula:
-Para do kohe or Xhemë
-Fol or Sulë, -u shkund Xhema, se ia njihte terezitë.
-Pata shku ke një mik për me bujt një natë. Më priti mirë, boll mirë, si ai, si e shoqja e vet. Vetëmse or Xhemë, gjatë masdarkës nuk e foli asnjë llaf.

Miku, e shoqja edhe cullt e vet, përpak nuk u futën këmbë-e-kreje në televizor edhe pse ishte pak më i vogël se ky që po bën dërr-dërr tashti- dhe drejtoji kokën nga televizori duke nxjerrë mjekrrën përpara. Mandej vazhdoi :
-Edhe me të thonë të shpirtit, or Xhemë nuk durova dot më dhe i thash: Ta gëzosh televizorin or mik, qenka shumë i ri (ndërkohë që në një cep ishte pak u thyer dhe dukej se i kishte së paku 6-7 vjet), e paske ble tashti shpejt. Të ma kishte ndriçu hëna rrugën s’do e kisha gdhi aty.
-Eu or Sulë, reagoi Xhema, mandej nisi, -I blejmë  kuajt sa s’bëjnë dhe i tresim për mos me na përdorë ata ne. I çuditshëm àsht njeriu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %