T ia dalësh mbanë në një mentalitet të ndrydhur nuk është aspak e lehtë! E vështirë për të mos thënë e pamundur, është të bëhesh e suksesshme në një ambjent ku mund të gjykohesh apo përgojohesh pothuajse për cdo gjë. Të jesh fëmër e të mbijetosh në dallgët gjigande të paragjykimit që na shoqëron cdo frymë që marrim do të thotë sukses. Të kapërcesh cdo barrierë të ngritur prej qindëra vitesh do të të thotë arritje. Të pakta janë ato femra të vërteta që ja dalin të mposhtin cdo paragjykim, të cajnë furrishëm drejt suksesit duke punuar fort e duke qenë një shembull për pjesën tjetër më pak të guximshme. E tillë është Sadetja.
Ajo ja ka dalë mbanë të deportojë në mentalitetin e një qyteti të vogël e të mbyllur. Ka punuar fort dhe ka hedhur hapa të cilët kontribojnë shumë dhe në komunitetin ku ajo jeton duke u bërë një shembull për tu ndjekur nga qindra femra të cilat mbeten rëndomtë nën kthetrat e mprehta të disa dogmave të vjetëruara që fatkëqësisht akoma egzistojnë. Ajo është bërë agjent ndryshimi në zonë. Lindi në një fshat të vogël të Dibrës ku u rrit përpara qindra syve kurioz të cilat nuk mundën ti kufizojnë dëshirat e saj. Nisi studimet në gjimnazin e Peshkopisë, për të vazhduar universitetin, masterin, specializime e më pas drejton një institucion mjaftë të rëndësishëm po në këtë zonë. Është nënë e dy fëmijëve, drejtuese e një grupi të rinjsh vullnetarë që realizojnë punë të mrekullueshme në qytet, grua e një burri, zonjë e një shtëpie dhe akoma ja del për mrekulli në detyrave që vetëm një femër e fortë di të ja dalë. Ajo nuk tundohet nga askush, por cdo ditë ndjek ëndërrat e saj duke punuar fort.
Dita e saj nis që herët në mëngjes, madje madje shumë herë pa rënë akoma dielli. Amina 7 vjecare, fëmija i saj i parë duhet të jetë gati për tu cuar në shkollë, e ndërsa Amar që sapo ka mbushur një vjec do një vëmendje shumë më të madhe. Ora 8 e mëngjesit të buzëqeshur atë e shohim teksa përshëndetet me kolegët, nxënësit e teksa drejtohet në zyrën e saj, ku mban dhe postin e drejtoreshes se konviktit. Një post sa i bukur por dhe i vështirë duke qënë që mardhënjen e ka të drejtëpërdrejtë më një moshë mjaftë delikate dhe me punojës pothuajse dy herë mosha e saj. Me magjinë e fjalës Sadetja arrinë të balancojë mardhënjet më nxënësit e kolegët në mënyrë që procsi i punës të mos has pengesa të cilat nuk do ishin të pëlqyeshme nga asnjëra pale. E ulur pranë kompiuterit të saj, e zhytur thellë duke menduar sërish Amarin, Aminën, shtëpinë, kolegët, të rijntë, konviktorët, shërbimet që u bëhen atyre, ushqimin, prindërit dhe një milion gjëra të cilat qëndrojnë të stamposura në kokën e saj. E cuditëshme që ja del të bëj cdo gjë, i habitshëm fakti se cfarë energjie ka. Shpesh atë e shohim pranë shkollës së vajzës së saj, duke u takuar me mësuesen dhe duke u informuar hap pas hapi se si ajo ecen në shkollë. Pasditja vjen shpejt, e përpara se të takojë të rijntë ajo vrapon të gatuajë për familjen, ku bashkëshorti ndihet gati cdo rast ku duhet për ta ndihmuar. Prej tri vitesh ajo vazhdon të trajnojë të rinjtë e gupit Ipact vullnetarisht për ti mësuar të ato të marrin nisma të rëndësishme në komunitet. E vëmendëshme në cdo temë që ajo trajton duke I bërë këto të rinj të dobishëm për vendin, komunitetin dhe qytetarët të cilët më të vërtetë ka nevojë për ndryshim. Vizitat në konvikt në cdo lloj orari nuk janë të rralla për të. Kontrolle rutinë, emergjenca, probleme të ndryshme e detyrojnë atë që as në darkë të mos kalojë e qetë atë pak kohë me familjen e saj. Darka duhet me patjetër ta gjejë në shtëpi, duke kryrer detyrat e një nëne, bashkëshorteje, bije, motre apo milioan detyra që i ngarkohen një femre si Sadetja.
Padyshim që ajo ja del. Si ajo ka shumë por nuk ka mjaftueshëm. Gojët e liga vrasin qindra ëndrra, dhjetra qëllime dhe pasione të mbytura nën stofkullën e këtij mentaliteti të ngurtë. Vrasin cdo tentativë për tu bërë një Sadete, e cila bën cdo gjë dhe ja del të edukojë një familje të shëndoshë, një shoqëri dhe një komunitet të cilin ka nevojë për të.
Unë jam I bindur që cdo femër ja del. Cdo vajzë ka aftësinë të ndryshojë vetë vetveten, më pas të bëhet shembull për të tjerat. Ndryshimi nuk vjen vetë, atë duhet ta kërkosh. Duhet të vuash, të punosh fort, të krijosh një plan e më pas ta ndjekësh deri sat a bësh atë realitet. Përpiqu, mbyll fort veshët, mos degjo asgjë dhe më pas vazhdo drejt sepse ndryshe nuk do mund të ja dalësh. Bëhu ti si një Sadete, bëhu një vajzë e fortë dhe përpiqu të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Jeta jote varet nga mënyra se si ti mendon.
Dita e Sadetes nis sërish e njëtë. Ajo lodhet por është e lumtur. Ajo jeton si ne! Unë, ti, në të njëtin komunitet por fokusohet tek qëllimet e saj. Ajo përplaset me shumë padrejtësi, por me këmbëngulje prej femre ja del. Ajo sakrifikon cdo gjë dhe shijon frytet e punës së vazhdueshme. Ajo po kontribon që shoqëria jonë të mos paragjykojë. Ajo u shkollua, ka një punë të mirë dhe gëzon një familje të shëndetëshme. Pse? Sepse Guxoi! Punoi! Mësoi! Nuk qëndroi stoike e paragjykimeve, e fjalëve, adeteve prapanie te cilat po lënë pas shumë ëndërra dhe pasione. Ky është një shembull që padyshim të gjithë vajzat dhe jo vetëm duhet ta ndjekin si agjente e suksesshme ndryshimi.
Nga: Samet Zagradi|DibraOn.com