0 0
Read Time:5 Minute, 4 Second

Nuk kishte ditë më të madhe për të. Thonë që më e madhja është dita e martesesë, por asaj s’ia kishte ndjerë akoma shijen, prandaj nuk kishte ditë më të madhe se dita e diplomimit. Shqim Shtima, po diplomohej në gazetari, ose siç i dhonë sot me një emën më të epërm: shkenca komunikimi. Tashti, mendoi kur po i thirrej emri për të marrë kartonin dhe të mbante fjalimin në emër të studentëve të ekselencës, para qindra personave, edhe diplomimi është si martesa sepse i mban në thelb të gjithë komponentët e saj përbrenda. Ta zëmë: martesa bëhet para qindra njerëzish, edhe diplomimi para tyre; gëzim sa s’ka më në diplomim, edhe në martesë është një diç si gëzim edhe pse i trazuar me ndjenja të tjera duke përfshirë edhe përgjegjësinë, por a nuk merr përgjegjësi edhe pas diplomimit në një fushë? Pasi bëri disa llogari dhe në fund arriti tek një komponent që i kishte dal mendjesh, edhe pse qe parësor: gruaja. Ja pra, gruaja a nuk është si diploma vetë, te dyja do jenë pjese e identitetit tënd, derisa vdekja t’ju ndaj?!

Gjithsesi, kur u thellua edhe më tej me mendjen e tij të mpreftë, aludoi një pikë ku gruaja dhe diploma ndaheshi: shtrati. Por për habinë e tij, në kokë ia behu një fjali e një shoku, që në fakt e kishte një karrige ngjit, i cili i pati thënë: “Do shkërdhejmë trutë deri kur ta mbarojmë këtë diplomë, pastaj do shkërdhejmë prap trutë të gjejmë një punë, e mandej do shkërdhejmë vazhdimisht trutë për ta mbajt atë mut pune”.

Të nesërmen, fjeti deri në drekë. Kështu edhe tre-a-katër ditë tjera. Por pasi pa që gjërat nuk ecin kështu, filloi t’i përvishej punës për të gjetur një punë. Në mëngjesin e rradhës u çua herët, i ra rrotull e rrorull qytetit. Ndërsa kështu po vepronte ç’do ditë, e vetmja gjë arriti të bënte qe fakti se mësoi veten të zgjohej heret. U çua një mëngjes të përhimtë vjeshte, lahu sytë me ngut, mori çadrën dhe u nis për tek zyrat e televizionit “Bulkth”. Do jepte intervistën e parë të punës. Pasi arriti atje nën pushtetin emocioneve, e vunë në provë shpejt e shpejt. Për habinë e tij nuk e pyetën as ku ke studiuar as sa e ke mesatare.

-Je një javë në provë, -i tha drejtoresha e informacionint në TV Bulkth, pastaj shtoi: – do bësh siç të thotë Loni.

Apet për habinë e tij, nuk e pyeti kurrëkush se çfarë di të bëj më mirë, as me çfarë është marrë më parë. Ah sa u zhgënjye Shqimi, kur pa të hynte në derë tashmë shefin e tij të redaksisë. Loni, ose më saktë Loren Çizmja, ishte në fakt një bashkëstudent i tij, dhe punonte në portalin e lajmeve Bulkth.al. Ai ishte ndër studentët më të dobët e fakultetit, që vinte bast se nuk kishte marrë asnjë notë mbi shtatë.

Shpesh nuk dinte ku ishte salla e leksionit apo e provimit, ndërsa sot ishte shefi i Shqim Shtimës. “Zoti më vraftë po e pati lexuar një libër deri në fund”, pati thënë për të Shqimi një ditë, kur ai rrekej t’i tregonte përmbajtjen e romani filozofik profesorit të Analizës së ligjërimit. Pasi i përshëndoshën të dy, iu futën punës. Shqim Shtima e mori shumë me zell e përkushtim punën.

Shpesh nuk dinte ku ishte salla e leksionit apo e provimit, ndërsa sot ishte shefi i Shqim Shtimës. “Zoti më vraftë po e pati lexuar një libër deri në fund”, pati thënë për të Shqimi një ditë, kur ai rrekej t’i tregonte përmbajtjen e një romani filozofik profesorit të Analizës së ligjërimit. Pasi i përshëndoshën të dy, iu futën punës. Shqim Shtima e mori shumë me zell e përkushtim punën.

Mundohej që fjalitë tek shkruante lajmin t’i dilnin me një konstrukt estetik, lajmet t’i zgjidhte me njëfarë etike, mundohej të bazohej mbi disa parime që i kishte nxënë dhe ia kishin imponuar në fakultet. Pra po mundohej sadopak të ishte ai që kishte dëshiruar prej vitesh: gazetar. Loni, pra Loren Çizmja, jo papritmas ia nisi me kritikat e tij prej zanatçiu.

-Duhet të shpejtosh, duhen minimalisht 15 lajme deri kur të lësh turrnin,-porositi shefi i cili kishte shpallur dikur se e adhuronte këtë zanat.

-Po mundohem të dalin me cilësi, t’i verifikoj- u justifikua Shqima.

-Ça lesh verifikimi?!- ia ktheu Loni, shif ore e bëj sa më shumë. Pasi e pa se nuk po ia varte, la karrigen e vet dhe iu drejtuat kolegut të tij ekselent dhe i tha:

-Dëgjo këtu, më shumë shesin lajmet me vipa, ato me kronikë të zezë, dhe lajmet erotike ose pornografike, quaje si të duash. Për këto ka urdhëruar drejtoresha kështuqë mos u merr me budalliqe të tjera, mos hum kohë dhe këtë vend pune që po merr.

-Ok, -tha diç nëpër dhëmbë dhe u tret në kompjuterin e parë.

U kthye pasdite në shtëpi. Gjatë rrugës kishte rënë shi me rrëmbim, duke ia nxjerrë jashtë loje edhe çadrën. Ishte lagur deri në palcë. Pasi u ndërrua dhe e mori veten u fut në dhomën e ndenjes, i doli përballë diploma e futur në korrnizë varur në murë. E kishte varë i ati për t’iu mburrur fisit se i biri kishte mbaruar studimet si ekselent dhe sot ishte gazetar.

Tek e sodiste me zhgënjim foton e tij në mes të kartonit me vula dhe gërma të spërdredhura që herë i dukeshin si vithe kurvash e verë si nderi i vet, ia behu një sms në celularë. “Shqimo, nesër thotë shefja që do i biem parti së D, përgatitu. Loni”.Pasi lexoi mesazhin me gjysëm zëri, çoi sërisht kokën dhe pa apet kornizën e varur në murë.

Aq i shëmtuar iu duk vetja sa s’ka më. Deshi ta thyente e pastaj ta digjte me gjithë korrnizën prej druri, por s’e di pse i dukej sikur po vrise dikë. Ta griste s’ia bënte zemra edhe pse e mendoi seriozsisht.

Lexoi gjithë çfarë shkruante në kornizë dhe mandej pasi shfryu thellë, iu përgjigj mesazhit me shkrim: “Mos më çaj k****!”.

Alban Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %