Rrezet e vakëta të diellit vjeshtor lanë pas një natë të gjatë dhe të ftohtë. Qyteti fillon të zgjohet nga pak. Njerëzit lëvizin gjithësecili në punët e tyre dhe kafenetë përballen me fluksin e parë të ditës, me pas dy tre flukes qe pasojnë. Dhjetra kafe, makiato apo teke rakie të shoqëruara me tym të dendur duhani konsumojnë muhabetet e mengjesit. Ora tetë e mëngjesit për fëijët fatëkeq të Bulqizës shënon nisjen e një dite të gjatë lodhje e rraskapitje të tejsajshme. Të pangrënë, të paveshur e me brenga të mëdha drejtohen drejt minierave tw kromit, jo në dyert e shkollave ku realisht u takon. Por fëmijët nuk janë të vetmit ato që cdo cast mund të jetë i fundit për jetën e tyre.
Furgonët mundohen të ndjekin rutinën duke transportuar njerëzit halleplotë të cilët vrapojnë për diku. Dikush vrapon për një punë, dikush për një shkollë, dikush qetësisht rend drejt lokalit e dikush tjetër nuk din as cfarë destinacion ka. Bulevardi maskilist, dikur simbol një qyteti model zbeh dukshëm rrezet kaq të paqta të vjeshtës së herëshme. Punëtorët bluzëverdhë të pastrimit të rraskapitur në natën e gjatë dhe të ftohtë u lanë stafetën kollareve drejtuese, njerëzve me dosje dhe kokave të rënda që rendin pa shqetësim drejt zyrave të tyre të ngrohta.
Njerëz të papunë, plot halle, totalisht të harruar e të mbytur në hijen e rëndë të monotonisë ndjekin pafundësisht njëri tjetrin teksa shkelin mbi kalldrëmin e sapovënë të pedonales, dikur simbol. Përpiqesh të bësh të paktën një xhiro dhe mjafton të kuptosh thelbin e vuajtjeve të panumërta. Fëmijë të shtrirë në tokë, foshnjë mbi një copë kartoni të grisur e prindër të tyre që luten pas cdo kalimtari të falë dicka. Vazhdon të ecësh, e kupton që ti je i vëzhguar nga qindëra sy kureshtarë të cilët padashur kanë skanuar portretin dhe lëvizjet e tua. Shumë njerëz të heshtur, që si një një varrim gjigand lëvizin në turmën e varfërisë që këmbëkryq është ulur mes tyre.
Përpiqem ti shmangem një gruaje të shqetësuar që me shpatull goditi fort krahun, e më pas niset e shqetësuar drejt destinacionit të saj. Ndoshta as për ta menduar të më kërkonte falje. Eh ku dihet cfarw halli e shqetwson? Egërsia e gruas që rrembimthi kaloi zbehet nga një vajzë e imët, e bukur dhe me një buzëqeshje prej fëmije të drejtohet duke përshpëritur tekstin e mësuar përmëndësh :- zotëri Vodafone jep numra falas, e keni kartën e identitetit me vete? I buzwqesh si pwr ti thwnw qw nuk mw hyn nw punw ai numwr, vazhdoj të ec me turmën e ndërkohë në mëndje qindra mendime më ziejnë në kokë. Shumë meshkuj kudo. Të papunë. Tw pa shpresw. Shumw tw rinj poi kin. Pyetjet të shumta më lindin dhe pse e di sa e vështirë është tu përgjigjesh.
Po mendoja sa vajza paragjykohen, dhunohen dhe ndalohen të jetojnë të lirë jetën e tyre pa maksa të mentalitetit në të cilën jetojmë. Sa e sa vajza në këtë qytet martohen që fëmijë duke u prerë cdo shrpesë për të shijuar apo investuar në jetën e tyre. Duke u mohuar të drejtën e vendosjes vetë të fatit të tyrë që në fëmijëri. Sa familje ka në Dibër që nuk u mohohet e drejta të qënurit I sigurtë në familjen dhe komunitetin ku ai jeton. Sa prindër vuajnë foktorin e të mos pasurit ushqim për barkun bosh të fëmijëve të tyre në darkë. Sa shumë halle, probleme mbartin në vete motrat e vëllezërit tanë? Sa vuajtje pasqyrohet në fytyrat e lodhura të Dibranëve të mi?
Vazhdoj akoma të ec, e duke menduar një zë i njohur ndërhyri në mendimet e mia duke bërë që vëmendja ime të shkojë tek ai. “Sa e mëjra ckjë” zëri tipik i një 35 vjecari me simptoma të pashfaqura pedofilie, i martuar, me fëmijë që ngacmon një vajzë pothuajse në moshë të vjazës së tij. Shtanga për një cast, më pas vazhdova rrugën duke mos bërë asnjë veprim. Ndalova për një moment ku përbri meje zellshëm një grup të rinjsh diskutonin se si “Barcelona” i la pa kafe sot. Gjuha vulgare e disa të tjerëve përpara, e pas meje dikush etiketoi“K***” vajzën me atlete e cantë që cante përmes bulevardit maskilist. Pa më bërë përshtypje provova të ec me tej por pluhuri nga xhirimet e gamave në mes të turmës e në sy të policëve më shtang. E me të drejtë mund të ndodh cdo gjë në Dibër përderisa asgjë nuk funksionon.
Vërtitem nëpër kafenetë plot të qytetit ku rrallë herë qëllon të gjesh vend. Provoj një vend, një tjetër. Takoj dy tri herë të njëtit persona e degjoj pothuajsë të njëtët muhabete. Zhurma therrëse e helikopterit përmbi qytet shërben si një ogur famëkeq që tregon se dikush ka nevojë për ndihmë që spitali qytetit nuk arrin ta japë, sado e lehtë qoftë ajo. Doktorët mungojnë, e ato që janë vështirë të kapen apo të përballojnë fluksin e mijëra qytetarëve hallexhinj. Qindra prindër shqetësohen vazhdimisht për situatën në shkollat ku fëmijët e tyre mësojnë, apo kuintalët me patate të hedhura në “Përroin e Llixhave”. Lodhja e tmerrshme dhe izolimi dhe ndërtimi i “Rrugës së Arbërit” janë temat që cdo Dibran mbush dhe derdh vrer cdo ditë me njëri tjetrin.
Pasdita mbetet e qetë. Djelli disi Iodhur nga kapricot e motit të nëntorit mbyll një nga një rrezet e tij për ti lënë rradhën sërish natës së gjatë dhe të ftohtë. Zhruma acaruese e cepenëve të dyqanëve ndjek njëra tjetrën duke bërë që qyteti të flejë shumë herët. Kollarët drejtuese, njerëzit me dosje dhe pardesy mëndafshi kalojnë prëbri lypsave të pafund që nuk lodhen kurrë së kërkuari lëmoshë. Punëtorët bluzëverdhë të marrin stafetën për të arritur qëllimin e tyre human, për një qytet të pastër.
Kjo ishte një e zakonshme në Dibër, të izoluar deri në detaj dhe fatketësisht me shpresë të venitur që nuk po ndrshon asgjë. Të nesërmen e njëta gjë do ndodhë. Sërish fëmijët e Bulqizës tek kromi do shkojnë, të tjerët nga mësues të komanduar do mësojnë, apo të tjerë do vdesin ashtu sic po vdesin sepse nuk kemi as mjek. Mentaliteti nuk ndryshon as nesëe, as varfëria po ashtu. As premtimet nuk do ndalen, madje ne kemi imunitet ndaj tyre. Cdo ditë do kalojë ashtu sic kaloi sot. Në po jetojmë në Dibër, nuk vijmë vetëm për të parë bukuritë që natyra na ka falur. Ne po vuajmë dhe nuk po shijojmë asgjë që e bekuara natyrë na dha.
Nga: Samet Zagradi DibraON.com
Nga: Samet Zagradi DibraON.com