Pak ditë më parë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në komisionin e veprimtarisë prodhuese se do të ketë disa inciativa në këtë sektor siç është edhe ngritja e Akademisë së Barinjëve, pasi sipas saj kjo punë po braktisej. Por për vetë ata persona që e bëjnë këtë punë, nuk ka nevojë për shkollë, pasi eksperienca i ka mësuar ndër vite. Lim Shahini shprehet se për të kullotur bagëtinë, nuk është e nevojshme shkolla, ndryshe nga ana shëndetësore që ka nevojë për veteriner. Selimi i cili banon në një nga fshatrat e Klosit thotë se kjo punë nuk do shkollë por vullnet.
Ndryshe mendon Imerr Hoxha nga Kalaja e Dodës në Dibër. Për Imerrin, shkollë nuk duhet të kullosësh bagëtinë, por shkollë duhet për tu marrë me politikanët tanë.
Deklarata e Ministres Frida Krifca mbi ngritjen e Akademisë së Barinjëve ka ngjallur reagimin e mbarë publikut, duke u bërë hit edhe në rrjete sociale.
Marre nga (Mat TV)