Bashkia Dibër ka dhënë në njoftim mjaftë të rëndësishëm për sa i përket projektit të fasadave të pallateve.
Ndër të tjera në postimin e Bashkisë Dibër thuhet:-
Më në fund, një projekt i shumëkërkuar nga qytetarët dhe i premtuar nga kryetari Rahim Spahiu vetëm pak muaj më parë, tashmë është realitet!
Rikualifikimi i fasadave përgjatë rrugës kryesore ish-NBSH deri ish-SMT, qyteti Peshkopi, është projekti i Bashkisë Dibër, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të Programit Kombëtar të Efiçencës Energjitike, i cili ka nisur zbatimin nga lagjia Dobrove.
Ky projekt i rëndësishëm me impakt të jashtëzakonshëm e të drejtëpërdrejtë për banorët, synon rigjenerimin e blloqeve të banimit, rikualifikimin e fasadave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, qendërzimin e depozitave të ujit etj, duke sjellë, jo vetëm një pamje krejtësisht të re dhe rigjallëruese për qytetin, por duke ulur deri në 30% konsumin e energjisë për qytetarët!