Nis punën qendra e kontrollit teknik pranë DRSHTRR Dibër

0 0
Read Time:59 Second

Ka nisur punën prej pak ditësh qendra e kontrollit teknik të automjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Dibër, njohur ndryshe si kolaudimi i automjeteve.
Qendra tashmë është e hapur pas disa muajsh kur ky shërbim iu rikthye shtetit, pasi për disa vite ishte nën administrimin e një privati. Kontrolli teknik i automjeteve për të gjithë qytetarët e qarkut dibër që posedojnë një mjet, do të bëhet në të njëjtat ambjente ku ka qenë edhe më parë.
Ndryshimi i këtij shërbimi nga privat në shtet, ka ardhur me risi jo vetëm në pajisje, por edhe tek specifikat. Qytetarët të cilët kanë blerë një mjet të ri nga Dhjetori i vitit 2020 deri në Maj 2021, janë të detyruar të bëjnë kontrollin teknik, ndërsa për ata që e kanë bërë kontrollin teknik vitin e kaluar do tju shtyhet afati edhe një vit.
Por kjo nuk do të thotë se mjetit nuk duhen paguar taksat apo siguracioni pasi ka penalizim. Për sqarime më të detajuara, drejtuesit e mjeteve duhet të paraqiten pranë sporteleve të drejtorive apo sektorëve që i kanë në çdo rreth, ku për Matin është pranë godinës së ish Bordit të Kullimit. (Mat TV)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %