Nga Edison Balla
Vetëm pak fjalë dhimbjeje, mllefi, dhe inati për ngjarjen e ndodhur në Kavajë.
Është e vështirë për mua sot, të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen që ndiej për dramën që i ndodhi një vajze adoleshente vetëm 13-vjeç, që akoma pa njohur mirë anën e bukur të jetës, u përball fatkeqësisht me anën më të errët të saj, me atë të përdhunimit.E kjo është padyshim një dhimbje e madhe për familjen e saj, por së pari për një vajzë që do ketë të regjistruar tashmë në memorien e saj, skenat më dramatike që vështirë t’i përballojë një mendje njërëzore.
E në këto rrjeshta, përveç dhimbjes nuk dua të harroj pa shprehur edhe mllefin e urrejtjen për këdo që u mundua ta mbajë të fshehur këtë ngjarje tërësisht dramatike.
Nëse policia e Kavajës ka tentuar ta mbajë të fshehtë këtë ngjarje, unë e them hapur dhe me krejt mllefin që kam si vëlla motrash e si dajë mbesash, se ato policë janë krijesat më të ulëta njerëzore dhe nuk meritojnë të quhen as prindër, e jo më policë që pretendohet të na mbrojnë nga e keqja.
Nëse ata e kanë ditur dhe kanë heshtur, atëherë për mua janë po aq me faj sa edhe përdhunuesit.
Por prit, nuk mbaron me kaq!
Nëse për të ruajtur pozicionin e medemek moralin insitucional, ka heshtur edhe Drejtori i Shkollës bashkë me drejtuesit e Zyrës Arsimore, unë me krejt mllefin tim them që të gjithë këta janë aq plehra saqë nuk shohin asgjë përtej karriges së tyre.
E kjo le të buçasë fort tek të gjithë drejtuesit pa moral e ndjenja njerëzore, se nëse vendosin emrin e tyre para përdhunimit të një fëmije janë krijesat më të ulta humane dhe njerëzit më plehra në rruzullin tokësor.
E në këto rrjeshta, nuk mund të rri pa i thënë dy fjalë edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku është e ku nuk është, që leh nga mgjesi në darkë në facebook e gjetkë për atletet e Kryeministrit, për moshën e Gentit, për Opozitën, për pushtetin, e deri tek sutjenat e veshjet e VIP-ave.
Për ju të gjithë kam vetëm një thirrje!
Boll u morët me kalorësin se pse i varen këmbët, por merruni njëherë me gjendjen tonë se jemi kthyer në kuaj që na hypin e na zdrypin sa herë tu teket të pushtetshmëve e politikanëve të këtij vendi.
Nëse nuk keni guxim të flisni për të keqen, atëherë më mirë heshtni.
E krejt në fund, por jo nga rëndësia dy fjalë i kam edhe prindërit e atyre tetë monstrave. Shprehjet e tipit që “ndjejmë të njëjtën dhimbje si ju” apo “na vjen shumë keq për gocën” tanimë nuk kanë asnjë vlerë.
Ju jeni përgjegjës po aq sa edhe fëmijët tuaj, sepse një familje normale dhe një prind i përgjegjshëm nuk mund të prodhojë kurrsesi një përdhunues. E të paktën do duhej ti kuptonit e ndalonit monstrat tuaj që të bënin këtë që bënë.
Ndërsa sa për ato tetë monstrat, sot nuk mund të mendoj si njeri i civilizuar e as si jurist demokratik. Ata njerëz që për mua janë adoleshentë të shpërfytyruar, duhet të përjetojnë dhimbjet e njëllojta me ato të përdhunimit me skena që mos u hiqen kurrë nga sytë. Me skena që mos bëjnë as gjumë natën.
E këtë uroj ta bëjë ndonjë burgaxhi i thekur, se siç kam dëgjuar unë nëpër burgje përdhunuesit trajtohen si përdhunues, dhe janë të parët që provojnë atë që kanë bërë.
Ndaj ju uroj të kaloni sa më bukur në ferrin e përdhunimit ku po shkoni.