Ky fund sezoni për ekipin e Korabit ka qenë një sezon i suksesshëm duke pasur një grup lojtarësh cilësor dhe me një frymë shumë pozitive. Një ndër to ishte portieri i ekipit të Korabit Kadri Birja. Themi ishte sepse nga sot ai është lojtar i ri duke mos qenë më pjesë e ekipit tonë.
Lajmërimin e dha vetë në rrjetet sociale portieri i Kadri Birja.
Ndër të tjera ai shkruan:-
Mirupafshim Korabi sepse nuk të them dot lamtumirë!
Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Korabit, jam lojtar i lirë. Dua të falenderoj Shefin e Klubit Donald Mëziu për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, Bashkinë dhe Presidentin Fehmi Mëziu për korrektësinë dhe mbështetjen këto tre sezone që isha pjesë e Korabit.Gjithashtu falenderoj të gjithë lojtarët që kemi qene bashkë këto tre sezone.
Një falenderim edhe për tifozët dibranë qe na kanë mbështetur ndeshje pas ndeshje.
Forca Korabi 🔴⚪️