Nga orari i ri i punës te leja vjetore, si do të punojë administrata shtetërore

1 0
Read Time:1 Minute, 24 Second

Në mbledhjen qeverisë janë miratuar ndryshimet në rregullat e administratës, sa i përket orarit të punës dhe lejes vjetore.

Oraret e reja të punës synojnë të nxjerrin më të mirën për punonjësit e adminisitrës, në mënyrë që ata të jenë më fleksibël në detyrë dhe të japin maksimumin në shërbimin ndaj qytetarëve.

Fasha e re e orareve në kur punonjësit e administratës duhet të jenë detyrimisht në punë do të jetë 9:30 me 15:30. Kujtojmë që pak muaj më parë kryeminsitri Edi Rama në një mbledhje me adminsitratën kërkoi më shumë përgjegjësi dhe devotshmëri në kryerjen e detyrës.

Gjithashtu edhe pushimet vjetore janë llogaritur në 22 ditë, duke u shtuar me 2 ditë lejen vjetore.

Miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe institucionet e pushtetit vendor.

Parashikohet për herë të parë konceptimi në legjislacion konceptimi i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve.

Në bazë të këtij vendimi parashikohet që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja Adea Pirdeni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %