Kompozitori i njohur, Edmond Zhulali, foli në një lidhje me “Skype” për News24 për këngën “Fluturon Shqipja mbi Korab”, të cilën e ka risjellë në një mënyrë ndryshe me artistë dhe personalitete të Dibrës, në këtë kohë pandemie. Zhulali tha se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë ishte e gazetarit Dëfrim Met’hasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.
Sipas tij, realizimi i klipit ishte pak i vështirë, pasi audiot janë regjistruar nga shtëpia e secilit artist me cellular. Më tej, Zhulali i dërgoi dhe një mesazh të fortë gjithë politikës shqiptare, teksa i kërkoi të kthejë vëmendjen nga artistët, pasi janë pikërisht këta të fundit që bëjnë krenar vendin dhe popullin.
Çfarë ju lidh me Dibrën
Edmond Zhulali: Më lidhin shumë gjëra me Dibrën, është një pjesë e madhe e jetës sime. Kam lindur në Dibër dhe një pjesë shumë të madhe të jetës e kam kaluar aty, kështu që kam një dashuri të jashtëzakonshme. Ideja për ta risjellë këtë këngë në këtë formë është nga gazetari Dëfrim Met’hasani, që na propozoi të sillnim disa emra të njohur të Dibrës. Ishte një interpretim plot pasion prej tyre, duke i dhënë një dimension të ri këngës dhe duke e sjellë shumë më afër publikut.
Kjo është një ndër këngët e dashura të miat, e bërë me shumë passion. Audio e cdo interpretuesi është bër ënë shtëpi me cellular dhe editimi i zërit ishte shumë i vështirë, por më dha shumë kënaqësi. Teksa shikoja Bujar Kapexhiun tek këndonte me shumë passion, më dha një ndjesi shumë të bukur. Edhe Ismail Keta kishte një passion të jashtëzakonshëm, që tregon se nuk është thjesht një sportit i jashtëzakonshëm, por edhe një patriot i madh.
Emrat janë përzgjedhur enkas për të kënduar këngën?
Ata janë të gjithë dibranë, janë lindur ose kanë origjinën nga Dibra. Unë do të vecoja këngëtarët Dritan Jashari, që e ka kënduar për herë të parë këngën, Altin Sulku dhe dy këngëtarë tjerë nga Dibra e Madhe. Në këngë nuk mund të këndonin vajza, pasi është me tonalitet të lartë, ndaj dhe ishim të detyruar të merrnim vetëm burra.
I përzgjodhët ju apo në bashkëpunim me Dëfrimin?
Ishte në bashkëpunim. Pasi diskutuam cilët do të ishin emrat, unë bëra renditjen që të këndonin një këngëtar dhe një personalitet. Bëhet një shkrirje e tij, edhe që most ë bien në sys a i përket nivelit të vokalit, edhe pse duken sikur janë të gjithë këngëtarë.
Si ka qenë kjo periudhë e karantinës për ju dhe si e prisni të ardhmen?
Profesioni në muzikë është pak më ndryshe. Unë e kam ndjerë, por jam angazhuar shumë duke punuar. Jam detyruar të punoj sa më shumë, edhe për të hequr atë stresin e madh që na ka dhënë kjo periudhë. Artistët mendoj se janë shtresa më në vështirësi e popullsisë, sepse puna e artistit është në përballje me publikun dhe nuk e dimë sa do vazhdojnë të jenë të ndaluara. Rrallë herë kam dëgjuar të flitet për artin, si do të konceptohet.