Nga: Samet Zagradi
Nëse më pyesin nga vij, çfarë do t’u them?
Sigurisht dhe pa pikën më të vogël të dyshimit do them që vij nga Dibra! Vij nga një zonë e bekuar në çdo aspekt, pavarësisht se shumë gjëra s’janë ashtu siç duhet të ishin. Do të them që vij nga Dibra e besës, punës, mençurisë, bujarisë, traditës dhe vlerave njerëzore që çdo dibran i ka të ngulitura thellë në indet e tij, që në ditën që lind. Unë nuk jam krenar që jam dibran. Unë dua që Dibra të ndihet krenare me këdo nga ne, me këdo që ndihet sadopak dibran. Me këdo që sadopak jep kontribut që ajo të shkojë aty ku e meriton, aty ku ka qenë dhe ku historia e ka shkruar. Dua që dibranët ta bëjnë krenarë të bekuarën me emrin “Dibër”.
Unë do të them që jam nga Dibra e Elez Isufit, Suf Xhelilit, Vehbi Dibrë s, Iljaz Qokut e Nikollë Kcorrit që jetën e dhanë për të pasur një vend të lirë dhe të begatë. U rrita me historitë e odave dibrane, bëmat e Dine Hoxhës, Elez Murrës që akoma mbajnë gjallë konaqet dhe odad e burrave. Sigurisht që me zë të lartë do e them që jam rritur në fshat me njerëz të përulur, me vlera dhe parime të qarta e të pastra familjare dhe shoqërore, ku respektohet miku, shoku e dashamirësi. Të varfër por këmbulës për të dalë fitimtarë ndaj çdo beteje dhe vështirësie që jeta servir, dibrani gjithmonë ja ka dalë. Dhe jo vetë me kaq, ka qenë shembull për çdo krahinë tjetër.
-Të këshilloj që dhe ti të thuash që jam nga Dibra, pavarësisht se jo çdo kush e meriton ta ketë këtë privilegj. Dua që ti ta duash Dibrën, ta mbrosh atë ashtu siç instikti të detyron të mbrosh familjen tënde. Sepe ajo është shtëpia jote! Mjafton të kujdesesh, të mos e ndotë sh, vjedhësh, braktkisësh, të luftosh për të që ajo të bëhet mirë. Nuk do luftosh me pushkë ama mjafton ta duash me zemër ashtu siç e thua shpesh herë me gojë. Të veprosh ashtu siç do doje të vepronin të tjerët dhe të jesh shembull ashtu siç qyteti jonë ka qenë dikur. E kuptoj që s’ke në dorë të bësh ndryshime, por bëhu ti ndryshimi. Nuk është shumë e vështirë! Më beso.
Unë do të them që jam nga Dibra, edhe sikur të jem i suksesshëm, nëse dështoj apo nëse iki larg. Do them edhe në se vërtitem kot në bulevardin simbol të qytetit edhe përse ky vend nuk të ofron shumë. Prapë më merr malli për të. Është e pashmangshme. Vendi yt duhet të duhet edhe kur nuk të ofron asgjë. Kur ty të duket se nuk jetohet, është i mërzitshëm. Duhet ta duash edhe kur mentaliteti të mbyt. Edhe kur shoqëria është tradicionale dhe disi “Old fashion”. Ai sido që të jetë është vendi yt.Dialekti jonë është unik, pak i vështirë për t’u kuptuar, por duhet të ndihemi krenar për të. Ka egzistuar me shekuj, brez pas brezi, luftë pas lufte dhe po zhduket sapo ti shkel në një vend të huaj. Mezi kthehesh, e kur kthehesh e flet gjuhën e vendit nga vjen. Kështu nuk është mirë. Traditat tona janë identiteti ynë. Dëshmia e të parëve tanë dhe historisë që çdo qytet na e ka zili. Duhet të jemi autentik, të vendosur për të mos u ndikuar nga askush, edhe nëse na thonë malok, malësor apo me ndonjë epitet tjetër. Ne gjithmonë ja kemi dalë.
Nëse më pyesin se pteh nga vij, si t’u përgjigjem? Nga një zonë e bekuar, apo e harruar?! E bekuar nga zoti, e harruar nga dora e njeriut. E bekuar dhe e shkatërruar një kohësisht mbetet realiteti helm i hidhur por i vërtetë. Korabi, Lura, Llixhat, Drini, traditat, ushqimet fantastike por varfëria të vret. E nëse më pyesin pse e don Dibrën kur ka kaq shumë vështirësi. Pa pikën e dyshimit do t’u them, që vij nga një zonë e Bekuar