Nga: Samet Zagradi
-Nëse fëmia juaj nuk sillet ashtu siç do, atëherë fajtori je ti! Fëmijët janë pasqyrë e çdokujt që merret me to, e nëse ti e do fëmijën tënd të sillet mirë me ty, atëherë sillu ti perfekt me këdo. Bota e fëmijëve është si një frigorifer bosh, ku çdo ditë fut ushqimin që ti si prind ja servir. Imagjino nëse këto ushqime do të jenë të prishura, apo jo të shëndetëshme, e imagjinoni çfarë do të bëhej me fëmijën tënd?
Nëse mendon se fëmija yt nuk është ashtu siç do donit të ishte dhe përse është mjaftë i vogël, sigurisht që fajin e ke ti! Për hir të qetësisë, dashurinë tuaj po ja jep një smartfoni. Ngjyrat, dritat, aplikacionet, You Tube asgjë nuk është më e vleshme për të se dashuria dhe kujdesi që duhet të keni. Teknologjia është vrasës i heshtur i të gjithëve, sidomos fëmijëve. Thyej telefonat, përplaseni dhe mos të të dhimbset fare, sado të kushtueshëm që mund të jenë sa nuk është vonë. Duhet të bindësh çdo ditë veten tuaj se fëmija vlen më shumë se çdo gjë botë. Më shumë se smartfoni apo qetësia juaj momentale. Ne pa dashje po i bëjmë dëm fëmijëve tanë.
-Kur fëmija juaj bëhet dembel, nuk mëson apo ka probleme, prapë faji të mbetet ty. Ti si prind duhet të kuptosh që fëmija yt është më i rëndësishëm se Instagrami, telenovelat turke, ndjeshjet, makina, punët e shtëpisë apo qoftë dhe karrjera juaj. Ai ka nevojë për ndihmën tuaj, dashurinë, për këshillën, kritikat apo qoftë edhe për ndonjë ndëshkim. Mësoje fëmijën me përgjegjësi, me rregulla! Jepi fëmijës detyra, caktoi kohë, dënoje dhe vëri kushte. Mësoje atë të punojë dhe tregoi që asgjë nuk të jepet falas. Çdo gjë fitohet me punë. Jepi fëmijës tuaj dashurinë e shëndetëshme prindërore, që në të ardhmen të bëjë të njëtën gjë.
-Kur fëmija juaj sillet keq në shoqëri një pjesë të fajit e keni ju. Ju latë fëmijës tuaj të ndiqte modele jo efikase të shoqërisë ku ne jetojmë. Nëse doni të edukoni mirë fëmijën tuaj, përpiquni fort të servirni atij modele të pastra dhe të mira që duhen ndjekur. Në mos paç bëju ti modeli shembullor për ta ndjekur. Në shoqërinë tonë për fat të keq vazhdimisht po serviren modele të cilat dëmtojnë fëmijët rëndë rininë dhe fëmijët që në bankat e shkollës fillore.
-Para se të bëhesh prind duhet të kuptosh po ndërmerr një përgjegjësi mjaftë të madhe. Nuk i bën nder fëmijës suaj nëse jepen gjëra të cilat nuk i nevojiten. Nëse grindesh, përdor fjalor të papërshtatshëm, i jep përparësi aty ku s’duhet, nuk flet me të, nuk e këshillon, nuk dëgjon, i jep çdo gjë gati, i mohon normat dhe kodet e sjelljes atëherë si pa kuptuar po bën gabimin e madh të jetës. Fëmijët kanë nevojë ti dëgjosh, ti këshillosh, të bëhesh njësh me to edhe në lodhjen tuaj më të madhe. Nëse rrit një fëmijë ti ke rritur një pemë që do japë frytet e tij shumë shpejt. Imagjino pak nëse ti po rrit një pemë me fryte të idhëta çfarë do të ndodhë me jetën e tij?
-Nëse fëmija juaj bëhet shembull për këdo, atëherë sërish jeni në faj. Por këtë rradhë jeni në faj me shoqërinë. Sot fëmijët e edukuar, të shkëlqyer bullohen nga modelet e shëmtuara që ndiqen nga turma. Por mos u mërzisni! Më vonë nuk do tu falenderojë vetëm fëmija por të gjithë shoqëria për modelin që keni nxjerrë.