Nerilda Meda: Vajza e thjeshte dhe e talentuar ne gazetari

0 0
Read Time:9 Minute, 39 Second

Unë jam Dibrane vet dhe si çdo dibran, i kam pikë të dobët patriotët e mi. Nuk mendoj se është rastësore pikënisja në një gazetë që i flet Dibrës. Dibranët kanë vlera, e vetëm duke qëndruar të bashkuar e duke mbështëtur njëri-tjetrin mund t’i lartësojmë edhe më shumë vlerat tona.  Zgjuarsia fle në Dibër, por na duhet një pasqyrë e madhe për të pasqyruar këtë zgjuarsi përtej Korabit, pasqyra jemi ne, gjithë së bashku.

1. Je nje ze premtues ne fushën e gazetarisë dhe marketingut. Per nje publik qe te njeh me pak, cila Nerilda? ( nje prezantim me detaje qe ne femijeri do ishte mire)

“Nerilda është një vajzë shumë kërkuese, ambicioze dhe punëtore. Një vajzë që do ta dashuronte letërsinë edhe pse në moshën 12 vjeçare do të kthehej në atdhe pa njohur mirë gjuhën shqipe. “U rrita me nje kulturë tjetër, me një kulturë ku trashëgimia  ishte e shejntë, traditat ruheshin me fanatizem dhe gjithçka përcillej tek fëmijët me pasion e dashuri. Por prindërit e mi u kujdesën që krahas punës këmbëngulëse të mësuesve Grekë të punohej edhe në shtëpi fort që të ushqehej dashuria për adheun, për  kulturën, për gjithçka që i përkise Shqipërisë. Të vendosura në një peshore, fitorja ju takonte prindërve të cilët vendosën të kthehehim përfundimisht në Shqipëri.
Kështu do të ishtë viti 2006 që do të bënte një kthesë rrënjësore në jetën time. Marrja përsipër e riskut për t’u ndjerë e barabartë në një mjedis ku 98% flitej shqip e unë  e njihja shumë pak gjuhën time, ose atë pak gjuhë që flisja, e flisja në dialekt, ishte njw sfidë.


Ah gjuhën Shqipe e mësova brënda tre muajsh, më ndihmoi Anglishtja… ironike, por e vërtëtë.

Më pas u dashurova marrëzisht pas librave, pas letërsisë dhe erdhi dita ku shkëlqeva. S’do  t’a harroj kurrë ditën kur mësuesja ime e letërsisë më lartësoj me komplimenta në prani të nënës simë duke theksuar nivelin e lartë që kisha arritur. U emocionova por më shumë u prek ime më, të cilës ju mbushën sytë me lot.

Aty thash ah, unë mund të bëhem gazetare si daja, të cilit prej vitesh ja adhuroja profesionin.

 2. Fol pak per karrieren tuaj (si e nise, kush ishin veshtiresite, si shkoi ajo?

Isha nxënëse e Gjimnazi “Sami Frashëri“ kur mu dha mundësia që të shkruaja pranë një gazete të përmuajshme. Eh gazeta e Dibranëve, (buzëqesh) gazeta juaj, gazeta jonë. Gazeta „Rruga e Arbërit“ do të mbante mbi faqet e saj një shkrim timin, çfarë emocioni, po komunikoja me Dibranët e mi për herë të parë, s’do t’a harroj kurrë atë moment.
Më pas duhet të zgjidhja profesionin e të ardhmes, çfarë vendimi i vështirë, eh sa gjatë i menduar, i konsultuar. Ju largova paksa ëndrrës me premtimin e heshtur që do i rikthehesha një ditë dhe zgjodha „Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës“, dega „Ekonomiks“. Nga një vajzë që dashuronte librat letrar u shëndërrova në një vajzë që do bënte analiza ekonomie, do të studjonte politika makro dhe mikro ekonomike. E sfidova veten dhe ja dola, por teksa po përfundoja ciklin e parë të studimeve, mu zgjua dëshira për të përmbushur premtimin e heshtur.
Por si? Nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e televizionit. Për këtë më ndihmoji motra ime e cila pati një ide brilante për të më bërë një surprizë tek një nga emisionet e Agon Channel. Kisha qënë shpesh në studio televizive si e ftuar por si atë ditë nuk më janë „dridhur gjunjët“ asnjëherë tjetër. Kisha në krahë Sonila Meçon, një ndër gazetaret më të mira në vend. Po Ambra kishte të drejtë, qëkur hyra në atë studio nuk më lanë të ikja më.

 Eksperienca në Agon Channel me Sonila Meço-n dhe stafin e përkushtuar dhe profesionist do të shëndërrohej në eksperiencën më të bukur të punës deri sot. Isha më e vogla e stafit dhe më donin e përkëdhëlnin shumë. Surpriza Je ti do të bëhej shtëpia ime e dytë, e doja atë emision, i doja ata njerëz, i doja emocionet e  kështu punoja me shpirt pa parë orën, pa u shqetësuar a kisha ngrënë apo jo. Sonila u bë modeli i profesionalizmit që unë ndiqja, ajo thoshte që ne ngjajmë shumë dhe më jepte me kënaqësi gjithçka më duhej. Zanati vidhet.-thonë“ , ndërsa mua stafi im ma kanë dhënë me duar e tyre pa hezituar në asnjë moment. Më pas pas suksesit tek Surpriza je ti“ do të bëhesha pjesë e „Kontratës“,  një emision që të bënte të kuptosh çdo të thotë t’i futesh punës me kokë. Kujtoj „Kontratën“ me Irma Libohovën, Lorik Cana dhe më të preferuarën timë atë me Ismail Ketën. Punë, përkushtim dhe në fund produkt cilësor dhe emocione.

Do të qëndroja pranë stafit deri në momentin që në Agon Channel u ndërpre energjia elektrike…ndërkohë që pranë stafit kam qënë në hapësira shoqerore duke i pasur sot shokë të mirë. Para një jave festuam ditëlindjen e gjashtë të gocës Sonilës, ashtu së bashku duke ndarë të njejtën dashuri.

“Download” në Report Tv ishtë një tjetër eksperiencë që do ta mbaj mend gjatë. Emisioni im. Çfarë kënaqësie kur e quaja kështu. Erdhi natyrshëm nga një sugjerim i disa miqve të mi, e më pas u kontaktova nga drejtori programacionit i cili më bëri propozimin për punë dhe më that ë bëja një provë në studio. Pas realizimin të 2-3 dublave, ja dola. Kështu do të niste një tjetër sfidë në Report Tv, ku nuk më mungoji në asnjë moment mbështetja e stafit tim të cilët sot i kam miq të mirë.

Dhe pas Report Tv vendosa të përfshija veten në një tjetër sfidë, botën e biznesit, marketingun.

A ishte e vështirë? Shumë. Ama sot jam menaxhere marketing pranë Revistës Who, një revistë prestigjoze dhe me një lexueshmëri të lartë në Shqipëri.

 3. Thate me siper qe “Rruga e Arberit” ka qene pikenisja e karrjeres tuaj le te themi si gazetare. Kush do ishte mesazhi qe do ku percjellje tek lexuesit dibrane dhe jo vetem? (ndonje detaj)

Unë jam Dibrane vet dhe si çdo dibran, i kam pikë të dobët patriotët e mi. Nuk mendoj se është rastësore pikënisja në një gazetë që i flet Dibrës. Dibranët kanë vlera, e vetëm duke qëndruar të bashkuar e duke mbështëtur njëri-tjetrin mund t’i lartësojmë edhe më shumë vlerat tona.  Zgjuarsia fle në Dibër, por na duhet një pasqyrë e madhe për të pasqyruar këtë zgjuarsi përtej Korabit, pasqyra jemi ne, gjithë së bashku.

4. Kush eshte Nerilda jashte profesionit apo ekranit?

Nerilda jashtë ekranit nuk ndryshon shumë, pasi gjithmonë kam tentuar që të përcjell origjinalitet tek publiku. Nerilda jashtë ekranit, (qesh) nuk di të ndalet.
 Familja për mua është e shjentë, prandaj përpiqem t’i kushtoj vëmëndjen, përkujdesjen dhe dashurine (në mënyrën time) që meritojnë.
Jam shumë e dashur dhe e shoqerueshme, kam shumë miq dhe më pëlqen që një pjesë të mirë të kohës t’a ndaj me ata.

Jam shumë ekstroverte,më pëlqen të flas me njerëz, të udhëtoj, të njoh kultura të reja, etj etj. (qesh)

Mendoj që për të tjerat duhet të pyesni miqë e mi dhe kolegët.

5. E mban mend daljen e pare ne Tv? Na pershkruaj pak emocionet.

Dalja e parë ka qënë në Televizionin Publik Shqiptar kur kam qënë fare e vogël dy ose tre vjeç së bashku me dy kushërirat e mia Ejonën dhe Lunën. Nuk mbaj mend asgjë por mami më thotë që skam folur fare. Ouu I kam thenë: Çuditem sa paskam ndryshuar. (qesh)

Ndërkohë kam qënë e ftuar në disa emisione, nuk kam pasur shumë emocione në këtë rastë.  Pasi në pozicionin e të intervistuarit kishim qënë shpesh përballë kamerës së Defrim Methsanit, I cili na ka trajnuar deri në detaje që ne mos na dridhej qërpiku fare para kamerës.

Në momentin që vëmëndja ishtë tek unë, pra dola vet para kamerave si gazetare siç jut hash edhe më parë “më janë dridhur gjunjët”. Por kalon, më pas të duket shumë e natyrshme dhe ambjentohesh me të folurit në publik apo para kamerës.

Të gjithë lexuesit e rijnë që aspirojnë të bëhen pjesë e televizionit apo botës së medias, mos nguroni, nuk ka asgjë të pamundur. Ja bërë disa dubla unë në fillim, u mërzit pak operatori e montazhieri, e çfarë pastaj mësohesh. Emocionet të bëjnë mirë.
Vini puder po dolët në kamera se e sigurt që do skuqeni nga sikleti. (qesh)

6. Lidhjet tuaja me Dibren? A e vizitoni shpesh?

Përpiqem të jem sa më afër Dibrës. E dua atë vend por edhe më dhimbset.

Pothuajse çdo vit e vizitoj pasi atje kam gjyshërit, hallat, xhaxhain dhe tezen. Sa kohë do jetë një pjesë e familjes sime atje sigurisht që do e vizitoj shpesh. Pak më sipër shpjegova rëndësinë që ka familja për mua. Karakteristikë e Dibranëve janë të bashkuar e të dashur me familjarët. Jam e sigurt që ata do jenë të parët që do e lexojnë edhe këtë intervistë, sepse i kam pranë edhe pse janë disa kilomentra larg.

Do doja shumë që një ditë të jepja kontributin tim për atë vend,pasi edhe pse nuk kam jetuar atje, e dua.

 7. Kush do ishin 3 arsyet pse do I ftoje miqte e tu ne Diber?

Ah pyetje e bukur. Së pari, të provonin shijen e ëmbël të mikëpritjes e Dibrane. Kam vizituar shumë qytete disa shumë më të bukura në pamje, por si mikëpritja jonë nuk ka.  Të presin me dashuri dhe pastërti. Si të rrish një natë si një javë janë të qeshur po njësoj.

Së dyti, të provojnë sheqerpare nga duart e gjyshes sime. (qesh) Jam e sigurt që çdo gjyshe do ta qante një sheqerpare për miqte e nipit apo të mbesës. Ajo embelsirë në Dibër të shijon më shumë se në çdo vend. Lëre pastaj po të kësh ngrënë jufka me pulë më parë.

Së fundmi, për t’u ulur në një “konak” me Dibran. Zërë se kanë bërë një master për një natë.
Unë fatmirësisht e kam edhe një gjysh në Tiranë, kështu sa herë mblidhemi më bën ndonjë leksion të vogël, që të trashëgohen gjithë vlerat.

8. Librat,filmat, muzika juaj e preferuar?

Librat letrare dhe profesional , profesional kur më duhet të zgjeroj njohuritë, letrarë kryesisht romane kur dua të çlodhem. Librat janë  së pari ushqim për shpirtin e më pas për mëndjen.


Filmat përgjithësisht në zhaner komedi dhe romancë, duhet gjetur gjithmonë kohë për një film të mirë me shoqërinë. Ndërsa përsa i përket muzikës më pëlqen shumë muzika qytetare Shqiptare, Greke dhe Latine.

Sdua të ndalem në specifikime se atëherë do duhet të rrimë shumë gjatë këtu.

 9. Planet e tua ne te ardhmen/? Ne gazetari apo ne marketing?

Hmmm, akoma nuk e di. Komunikim janë të dyja kështu që do jem në një formë apo një tjetër pranë publikut. Me ndihmën e Zotit dua të bëhem gjithmonë e më profesioniste e të ngjisë shkallët e suksesit.

Le të realizojmë një intervistë tjetër pas 5 vitesh dhe shohim kë kam zgjedhur. (qesh)

10. Ndonje mesazh per te rinjte?

Ndiqni endrrat! Por jo duke fjetur gjumë por duke punuar. Mundësitë duhen kërkuar, e kur nuk i gjeni, krijojini. Sfidoni veten, pa e provuar nuk mund t’a dini çfarë doni.
Ah edhe diçka, mos u dorëzoni pas një eksperience të keqe pune apo pas ndonjë rrëzimi. Unë nuk e përmënda më lartë por një mësim shumë të vjefshëm e kam marr në esperiencën time të parë si marketiere, nuk rezultoji e suksesshme, ama ja ku jam sot menaxhere marketingu.

Bisedoi: Samet Zagradi. DibraON.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %