Kryetari i Bashkësisë shqiptare të Montraeali, z. Nehat Kaloshi, do të jetë sot ekskluzivisht për Albanian Montreal Press, për të na dhënë leksione urtësie dhe suksesi
Bashkësia shqiptare e Montrealit prej dhjetorit të vitit të kaluar drejtohet nga z. Nehat Kaloshi. Ai është një prej shqiptarëve të përzgjedhur të drejtojë këtë komunitet për shkak të shumë cilësive pozitive që e karakterizon. Madje mund të jetë shqiptari i vetëm prej të cilin kam dëgjuar të shprehet se është krejt i gatshëm të jetë në shërbim të bashkimit të shqiptarëve në këtë diasporë, sakrificë për të cilën s’do të kursente asgjë. Ai është mjaft aktiv duke përfaqësuar këtë bashkësi në shumë komunitete të tjera. Gjithashtu prezantohet me mjaft dinjitet edhe në aktivitete të ndryshme, si iniciator apo si pjesëmarrës. Ai jo rrallë herë është njohur nga afër me probleme të familjeve të reja apo edhe të tjerë duke u bërë pjesë e zgjidhjes reale. Ai ka ofruar mjaft shqiptarë të tjerë pranë biznesit të tij, por jo vetëm. Ai është baba i një vajze të bukur e cila ndan origjinën edhe me një nënë napolitane. Z. Kaloshi mundohet të shpenzojë kohën e mbetur të ditës me familjen e tij, edhe pse rastet janë jo shumë të shpeshta. Ama, ai di mjaft mirë të plotësojë kohën me ta. Z. Kaloshi ndan jo pak kohë edhe me anëtarët e kryesisë së Shoqatës, me anëtarët e rinj dhe me “të vjetrit” e këtij komuniteti. Atij i pëlqen që çdo vendimmarrje të tij ta ndaj me stafin drejtues të shoqatës por jo vetëm. Asnjëherë nuk është i vetëm në sugjerim apo edhe në ekzekutime të vendimeve. Ai ka respektuar gjithmonë hapësirën e të tjerëve duke i lënë vend edhe prurjeve të reja. E kaluara e tij përbën jo pak rëndësi edhe për formimin e tij si karakter i veçantë. Diplomuar ne Akademine e Marinës në Gjermani. Në Kanada: certifikata sigurie, Shkencat ushtarake, Anti terrorizëm etj. Ai ka ushtruar misionet e tij edhe në zona të nxehtë lufte . Vlen për t’u përmendur pjesëmarrja në Kosovë me forcat e NATO-s.
Prej vitesh, ai jeton në Kanada ku edhe zgjeron aktivitetin e tij, bashkë me përditshmërinë.
- Z. Kaloshi, prej sa vitesh ju jetoni në Kanada?
Mjaftueshëm. Mbi 16 vjet. - Na tregoni diçka më shumë rreth fillesave tuaja, vështirësive tuaja, si keni arritur ju të jeni sipërmarrës?
Si të gjithë bashkatdhetarët e mi, vitet e para nuk kanë qenë të lehta. Hapi i parë është njohja dhe përshtatja me vendin. Kërkimi dhe zbulimi i hapësirave të reja dhe mbi të gjitha rrugëve të duhura. Njeriu duhet të jetë gjithmonë me këmbë në tokë por edhe te mos heqë dorë nga ëndrrat apo synimet që i vë vetes. Sot ndihem krenar për kompaninë që kam ngritur me shumë përpjekje për të ofruar një shërbim cilësor në fushën e sigurisë private. “Lyratech” është ne rrugën e duhur, kjo falë edhe bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të kompanisë sime. - Cila është marrëdhënia juaj me shqiptarët e Montrealit? A shpenzoni shumë kohë me ta?
Në përgjithësi marrëdhëniet i kam të mira sepse nuk mendoj se kemi arsye që të mos jenë të tilla. Komuniteti Shqiptar i Montrealit është një komunitet i vogël. Mundohem që t’i kushtoj aq kohë sa më lejon edhe dita. Do të doja ta shihja komunitetin sa më të afërt karshi njëri-tjetrit. Kjo mendoj se është edhe qëllimi kryesor i Bashkësisë. Mundohemi së bashku me kryesinë që të jemi sa më pranë tyre jo vetëm ne ditë të vështira por edhe në ato të bukurat. - Çdo të thotë të jesh kryetar i Shoqatës Shqiptare të Montrealit? A ndiheni ju i vlerësuar nga bashkatdhetarët?
Të kryesosh Bashkësinë nuk është një titull nderi apo dekoratë me te cilën të mburresh lart e poshtë rrugëve të Montrealit apo pritjeve zyrtare. Nuk duhet parë kaq cekët. Është përgjegjësi dhe shpesh edhe sakrificë. Nuk ndjehem aspak ndryshe nga ç’kam qenë më parë. Jam po ai Nehat që u jam gjendur pranë të gjithë atyre që kam mundur. Bashkësinë nuk e bën kryetari por vetë dhe vetëm një komunitet ne harmoni me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se ka shumë rëndësi nëse ndjehem i vlerësuar apo jo unë si individ. Mirënjohja është element që njerëzit o e kanë ose nuk e kanë, dhe të jesh mirënjohës në ditët e sotme për atë që të ofrohet, është virtyt. Shumica e Komunitetit e vlerësojnë, por vetë Komuniteti është ai që duhet të vlerësojë të mirat që ka dhe të mendojë e ofrojë se çfarë duhet bërë më tepër. - Cilat janë aktivitetet që ju organizoni, cila është pjesëmarrja?
Në këtë vit të parë, përqendrimi ynë ishte në riformatimin e shkollës shqipe “Nënë Tereza”. Ambiente të reja dhe një metodologji e re në mësimdhënie. Po planifikojmë shumë evente të reja dhe duam që t’i japim një shtysë të re, edhe pse shpesh hasim në pengesa të vogla individësh, të cilët kanë kohë që fatkeqësisht ende mundohen të ndikojnë në mënyrë të gabuar. Në emër të Kryesisë, dëshirojmë te falënderojmë anëtarët e Komunitetit që kanë kontribuuar për Shkollën Shqipe, Ambasadën e Shqipërisë në Ottawa , edhe mësuesin z. Gramoz Isufaj. Bashkësia nuk është pronë e askujt